Futboll Seria A Sport

INTER BËN GODITJEN E MADHE/ Vishet “Zikaltër” ylli i Chelseat…

Inter duket se do të bëjë një goditje të madhe në merkaton e verës, me Marcos Alonson që mund të vishet zikaltër. Gjithçka po gjen konfirmin në ditët e fundit, pasi Chelsea është hedhur vrullshëm në sulm për të siguruar shërbimet e Alex Telles.

Kjo lëvizje e Bluve është një sinjal i qartë që Marcos Alonso do të largohet dhe destinacioni më i mundshëm është Interi dhe rikthimi tek ish-trajneri i tij, Antonio Conte. Mbrojtësi spanjoll nuk ka qenë titullar këtë sezon dhe kjo gjë e ka prishur jo pak marrëdhënien e tij me klubin londinez.

Padyshim do të ishte një goditje e madhe për Interin, duke qenë se mëngjarashi e njeh mjaft mirë Serie A, pasi ka luajtur me Fiorentinën.

Related posts

MODELJA DEL BLLOF/ Ronaldo u relaksua pranë pishinës ditën që dyshohet se e përdhunoi Mayorgan (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

TRANSFERTA E BUJSHME/ Juventusi interesohet për yllin e Fiorentinës, në “luftë” dhe 4 skuardra të mëdha

Isa.Autor

Juventus ofroi 50 milion euro për të, lojtari: Adhuroja Milanin e Shevës

Q.Autor

Leave a Comment