Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ De Biasi flet nga karantina: Do të ketë futboll, para dhe pas COVID-19

Ish trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi është ndalur këtë herë duke folur nga karantina e tij për situatën që po përjeton Italia dhe jo vetëm, beteja me Covid-19, si mund të dilet nga kjo situatë dhe çfarë duhet të bëj futbolli për të kaluar këtë moment dramatik.

“Futboll do të ketë, para dhe pas coronavirus. Në këto momente kush është i detyruar të marrë vendime nuk ka një “patate” të lehtë për të administruar. Gjëja më e rëndësishme është të vendosim në siguri popullatën dhe të mos rrezikojmë lojtarët, janë njerëz si ne. Kjo është një luftë që e nisëm keq”, u shpreh ai gjatë një interviste për Radio24.

De Biasi  theksoi me tej se, “Gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë nëse hipotezat e rimëkëmbjes të Federatës Italiane janë të besueshme me realitetin e fakteve. Vetëm nëse e kuptoni nëse kurba e ngjitjes mund të ndalet, do të jeni në gjendje të kuptoni se si të filloni përsëri, qartë që nuk është përparësi tani”.

/a.r

Related posts

Mbijetoi mes vështirësive/ Teuta pret të arkëtojë miliona euro nga shitjet

Sadik.Autor

Shpërthejnë thirrjet në stadiumin e Kukësit: Lironi vëllezërit tanë

Sadik.Autor

NUK NDALET ENDRI ÇEKIÇI/ Shikoni realizimin e super golit në Slloveni (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment