Futboll Premier League

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare, vendim i ri për Premier Leaguen!

Pas rezistencës së gjatë edhe Premier League dorëzohet përballë rrezikut të Coronavirus. Pas shtimit të rasteve me të prekur nga virusi Covid-19, futbolli në Angli shkon drejt dyerve të mbyllura. Lajmi bëhet I ditur nga “Times”, që zbulon sipas saj vendimet që do të marrë qeveria në vend dhe që do të bëhen publike nga kryeministri Boris Johnson.

 111229199 The Times 12 03 20 Pg 1

Mes masave që do të merren në lidhje me jetën sociale në Mbretërinë e Basshkuar, edhe aktivitetet futbollistike do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Po ashtu, do të jetë e ndaluar që tifozët të grumbullohen në pabe për të parë ndeshjet e futbollit, një ritual historik ky në Angli. Ky lajm është shoqëruar menjëherë me polemika. Pep Guardiola dhe emra të mëdhenj në historinë e futbollit në vend si Gary Lineker dhe Gary Neville shkojnë më larg këtyre masave.

25834204 0 Image A 43 1583931160317

Sipas tyre nuk ka kuptim të luhet pa tifozë, ndërsa kampionati duhet të ndërpritet. Ish-sulmuesi, legjendë e kombëtares angleze dhe imazhi sportiv në BBC ka shprehur bindjen e tij në një postim në “Tëitter”. Ai iu është drejtuar më shumë se 7 milion e gjysmë ndjekësve me mesazhin “Jeta dhe shëndeti janë më të rëndësishëm se futbolli”.

Related posts

“EURO 2020″/ “Azzurrët” të papërmbajtshëm, Insigne ndëshkon Belgjikën me një gol “alla Del Piero” (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË PRANË KALIMIT TEK INTER/ Mesfushori Vidal stërvitet rrugëve të Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

“JEMI TË GJITHË PA PARA PËR SHKAK TË COVID-19″/ De Laurentiis frikëson Serinë A: Dua të bind 7-8 skuadra që të…

Delo.autor

Leave a Comment