Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI GJUNJËZON ISH-LOJTARIN E INTER/ Nainggolan: Kam frikë për gruan time

Nuk kishte dyshim se Radja Nainggolan ishte një njeri me zemër të madhe dhe këtë e vërteton jo vetëm në fushë, por edhe në jetën e tij private. Lojtari më i mirë në fushë, por në të njëjtën kohë edhe burri e babai më shembullor, Ninja u rrëfye dje për Kant Kerkhofs, gruan e Dries Mertens, e cila e priti në takimin e saj të përditshëm në Instagram.

Frika ndaj virusit
Nëse në drejtkëndëshin e lojës vështirë të sfidohet nga dikush, mesfushori i Cagliari po përballet me armikun e madh të këtyre javëve, “Coronavirus”, që është aq i frikshëm, sepse është i poshtër dhe i padukshëm. Nëse ai do të ishte një armik për t’u ballafaquar në fushë, Nainggolan do ta bënte pa problem, pasi asnjëherë nuk ka shpëtuar nga duelet sportive. Sidoqoftë, frika më e madhe e Radja, një burrë i shqetësuar, nuk është aq për veten se sa për gruan e tij, Claudia . Kushtet e saj shëndetësore sigurisht që nuk janë optimale, sepse, e prekur nga një tumor, ajo iu nënshtrua një cikli të parë të kimioterapisë, disa muaj më herët, dhe kjo nuk lejon që partnerja e tij e jetës të fle mirë. Ky virus, – shpjegoi ai në rrjetet sociale, – është një problem i madh dhe tani flasim vetëm për këtë. Spitalet shmangen dhe terapitë vonohen disi. Shpresoj që gjithçka do të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse Claudia ka ende një sistem të dobët imunitar”. Vëmendje maksimale për çdo lëvizje, për të shmangur një ngjitje të mundshme që, në një person me situatë shëndetësore si ajo e gruas së numrit 4 “rossoblù”, mund të rezultojë fatale. “Tani për tani duhen shmangur spitalet, sepse ka lista të pritjes, që përcaktojnë se kur mund të shkoni”, – sqaron belgu.

Shpresa
Edhe jeta e përditshme në shtëpinë e Nainggolan është e kalitur me një ankth të madh, edhe në bërjen e gjërave më të thjeshta. “Tani, – komenton Ninja, – kur shkoj në pazar, ekziston rreziku që të mund ta marr virusin. Kur kthehem në shtëpi kam frikë se mund ta kaloj tek ajo. Sidoqoftë, mundohem të jem i kujdesshëm dhe mendoj se gjithçka po shkon mirë. Gruaja e ka kaluar tashmë periudhën më të vështirë dhe gjërat shkojnë në drejtimin e duhur për momentin”.

Është e vështirë të mendojë diçka ndryshe edhe një lojtar që ka patur, vetëm brenda një viti, transformime në jetën e tij, personale dhe profesionale: “Futbolli? Gjithmonë ka qenë hobi im, fatmirësisht kam qenë në gjendje ta bëj mirë punën time. Sidoqoftë, përpiqem të jetoj sa më shumë të jetë e mundur si një person normal. Sukseset e mia dhe edukimi i fëmijëve të mi janë gjërat më të rëndësishme. Në dallim nga të tjerët, unë nuk po fshihem. Çdo ditë mund të jetë e fundit dhe kjo është arsyeja pse dua të jetoj në maksimum”.

Related posts

CHAMPIONS-I NUK MJAFTON/ Reali zbret i gjashti. Ja renditja e klubeve sipas UEFA-s

F.autor

“KAM VETËM NJË PAKËNAQËSI NDAJ EKIPIT”/ Egbo pas fitores ndaj Kukësit: Fillimi i mbarë gjysma e punës…

Delo.autor

BARCELONA – CELTA VIGO/ “Katalanasit” kërkojnë epërsinë në renditje (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment