Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ I izoluar prej COVID-19, Dybala mburret me “pajën” e tij si futbollist (FOTO)

Paulo Dybala po qëndron në shtëpi, nw kushte karantine prej “Coronavirus”. Në izolim, si të gjithë lojtarët e tjerë të Juventusit, pasi Rugani, së pari, dhe pastaj Matuidi, rezultuan tw prekur nga ky virus. Dhe kështu, për ta vrarë kohën, argjentinasi ka publikuar në profilin e tij në Instagram një postim me koleksionin personal të fanellave të futbollit.

Ndër fanellat që mund të shihen në foton e postuar nga kampioni brdhezi veçohen ato të Roman Riquelme dhe Ronaldinho, ndërsa në plan të parë janë ato të Argjentinës së tij, tw Rodrigo De Paul dhe José Mauri. Ish-mesfushori i Milanit e komentoi foton me një shaka: “Faleminderit vëlla! Tani më kalo numrin e llogarisw që të bëj një transferim bankar për të më vendosur në radhën e përparme”.

Ndër komentet e shumta të marra, spikat edhe ai i ish-shokut të tij të skuadrës në kohën e Palermos, Stefano Sorrentino: “Ku është e imja?”

View this post on Instagram

Cuantas hay? 🤷🏽‍♂️😜

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala) on

Related posts

“KAM HUMBUR MË SHUMË DERBI SE SA KAM FITUAR”/ Gjergji Muzaka: Është si një fuçi baruti që pritet…

Delo.autor

TRONDITET BARÇA/ Man United ka në plan ti rrëmbejë objektivin KATALANASVE (DETAJE)

Isa.Autor

SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Pas një asist spektakolar nga Asani, sulmuesi Zhunior ndëshkon “Korçarët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment