Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Mësoi nga eksperienca kineze, Cannavaro tregon se kur mund të rifillojë Serie A

Ish-mbrojtësi i shquar, kampion bote me Italinë më 2006, tani trajner i Guangzhou Evergrande, thotë se është kthyer në Kinë nga Dubai dhe tani ndodhet në karantinë. Që aty, çdo ditë duhet të informojë autoritetet për temperaturën. Nga vendi ku shpërtheu “Coronavirus”, por është vënë më në kontroll se kudo tjetër në botë, Fabio Canavaro flet për mediat italiane:

Kur do të keni mundësi ta filloni kampionatin përsëri në Itali? Këtu në Kinë, aktivitetet sportive fillojnë në fund të muajit prill, pas katër muajsh. Tani atje situata është delikate, do të duhen akoma minimumi dy muaj për të filluar përsëri. Shpresoj më shpejt, por duke pasur parasysh se çfarë ndodhi në Kinë, kohët duhet të jenë të ngjashme. Këtu shpërtheu urgjenca e “Coronavirus”, por situata po normalizohet. Unë u ktheva 10 ditë më parë nga Dubai, jam në karantinë dhe duhet të komunikoj dita-ditës temperaturën time.

Të premten e mbaroj procesin e izolimit. Policia do të më japë një dokument për të shkuar kudo në Kinë. Me këto rregulla, këtu po e kontrollojnë virusin. Kur do të kthehem në Itali? Në këtë moment askush nuk mund të bëjë parashikime. Situata në botë është shqetësuese, njerëzit janë duke nënvlerësuar virusin dhe ju vazhdoni të dilni atje, të keni kontakte me njerëz të tjerë”.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT NË SUPERIORE/ Nga afrimet tek largimet, ja lëvizjet e skuadrave deri më tani…

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Çeki-Angli. Rezultati 0-1

Delo.autor

SHUMË NJERËZ NUK I BESOJNË/ Por mësoni disa të vërteta që kanë ndodhur në futboll

Delo.autor

Leave a Comment