Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ Sllovenia pritëse ndaj Kombëtares, ja plani për miqësoren tjetër

Teksa përballja miqësore e Kombëtares shqiptare ndaj San Marinos është drejt anulimit për shkak të situatës kaotike me Koronavirusin, ajo ndaj Sllovenisë, e planifikuar për në datën 30 mars, duket se do të zhvillohet normalisht, por me një ndryshim. Lajmi është bërë me dije nga federata e skuadrës kundërshtare të Shqipërisë, teksa FSHF vijon që të mbajë të fshehtë axhendën e ekipit kombëtar.

Shqipëria kishte planifikuar dy ndeshje miqësore kundër San Marinos dhe kundër Sllovenisë në fund të muajit mars, mirëpo gjithçka rreth kësaj axhende po shkon drejt dështimit. Sfida ndaj San Marinos duket se po shkon drejt anulimit. Për ndeshjen ndaj Sllovenisë, ka qenë federata e kësaj të fundit që ka zbardhur edhe axhendën dhe ndryshimin që është planifikuar të bëhet.

Kjo përballje ishte planifikuar të luhej në Udine të Italisë, ndërkohë që së fundmi, nëpërmjet një njoftimi të Federatës së Sllovenisë, bëhet me dije se përballja Slloveni-Shqipëri do të zhvillohet në qytetin e Koperit, ku sllovenët do të jenë pritës.

Në këtë mënyrë, takimi i shpëton anulimit. Gjithmonë nëse situata me Koronavirusin nuk përkeqësohet. Më tej, plani për ndeshjen me San Marinon është që të luhet në Tiranë. Por edhe kjo pritet të vendoset në bazë të vendimit që do të ndërmarrë qeveria shqiptare për aktivitetet sportive, nëse do t’i lejojë apo jo.kombetarja shqiperia

RREZIKU

Situata në Itali është më se alarmante dhe në shumë zona është vendosur situata e karantinës dhe ajo që quhet e rrezikut maksimal për përhapjen e virusit. Kësisoj, prej ditësh, në vendin fqinj është shpërndarë një dekret qeveritar që këshillon me forcë personat e moshës së tretë, mbi 65 vjeç që të shmangin daljet nga shtëpitë e tyre.

Kësisoj, ky dekret mund të ndikojë edhe lëvizjen e trajnerit 74-vjeçar të Kombëtares apo, pse jo, edhe të ndihmësve të tij që jetojnë në Itali, të cilët mund ta kenë të vështirë që të lëvizin nga Italia. Jo vetëm kaq, por për fat të keq, shumë prej kuqezinjve që mund dhe do të jenë pjesë e listës së Kombëtares, jetojnë dhe luajnë në Itali, e kësisoj edhe lëvizja e tyre nga shteti italian mund të bëhet i vështirë, deri edhe i pamundur.

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Spanjë me penallti. Rezultati 2-1

Delo.autor

Bakaj e bën sefte në Bjellorusi, Gjasula është katastrofë

Sadik.Autor

SKANDAL NË RROGOZHINË/ Stjuardët nuk mjaftojnë, tifozët e Egnatias godasin gjyqtarin Jorgji (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment