Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Trajnerin e Gjermanisë e tjetërson COVID-19, mesazhi i tij nuk duhet humbur

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, thotë se bota po vuan “ethet kolektive”, pasi pandemia e “Coronavirus” ka nxjerrë në pah të vërtetat e padëshirueshme të kohëve moderne. Në një konferencë shtypi të zhvilluar me videokamera, Low nënvizoi se nuk e donte kurrsesi këtë “pushim”, sepse ndihet i lodhur nga kriza globale, e cila deri të mërkurën kishte shkaktuar afër 9000 vdekje.

Sidoqoftë, ky moment ka edhe një anë të mirë për të; të kuptuarit sa të rëndësishëm janë familja dhe miqtë: Ditët e fundit më kanë izoluar dhe zhytur në shumë mendime. Bota ka “ethe kolektive”. Jo vetëm individët, por të gjithë. Kuptova se bota (ose toka) është pak kokëfortë dhe reziston kundër njerëzve. Njerëzit gjithmonë mendojnë se dinë gjithçka, mund të bëjnë gjithçka.

Shpejtësia, me të cilën kemi ecur në vitet e fundit, nuk mund të rritet edhe më. Fuqia, lakmia, fitimi, rezultatet më të mira ishin në plan të parë. Fatkeqësitë mjedisore, apo zjarret e pyjeve në Australi na prekën vetëm kalimthi. Sëmundjet, Ebola në Afrikë, ngecën diku. Tani po provojmë diçka që prek çdo person të vetëm, tërë njerëzimin. Dhe tani e kuptojmë se duhet të mendojmë për gjërat më të rëndësishme”.

Kombëtarja e Gjermanisë ka bërë një donacion 2.5 milionë eurosh për luftën kundër “Coronavirus”, ndërsa Low shpreson që situata t’i ndihmojë njerëzit të vlerësojnë atë që është me të vërtetë e rëndësishme: Ne po zbulojmë se çfarë vlere ka familja, miqtë, qeniet njerëzore, si sillemi me njëri-tjetrin, si e respektojmë njëri-tjetrin. Këto janë gjëra me shumë rëndësi në jetë. Dhe kjo është ajo që duhet të shikojmë para së gjithash”.

Bundesliga, së bashku me shumicën e ligave në të gjithë botën, është pezulluar deri në fillim të prillit. Pak optimistë presin që futbolli të rifillojë shpejt. ”Copa America” dhe “Euro 2020” u shtyen për një vit, ndërsa futbolli përpiqet të përshtatet me situatën aktuale të shkaktuar nga COVID 19.

Related posts

DËSHTIMI I UNITED/ Sanchez mund të largohet në janar

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 14 minutash lojë, Lewandowski ndëshkon Dinamo Kiev me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Milani mund ta largojë Bonuccin vetëm nëse ndodh kjo gjë…(DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment