Futboll Premier League Sport

KU ËSHTË TOPI? Talenti i Chelsea tregohet “MAGJIK” ndaj Fabinhos! (VIDEO)

Është vetëm 18 vjeç, por mbrëmjen e kaluar zhvilloi një paraqitje magjike me Chelsean e tij. Bëhet fjalë për Billy Gilmour, i cili duket sikur ka vite që luan në nivele të larta dhe nuk pati asnjë problem të luante kundër kampionëve në fuqi të Europës.

Madje, një ndër gjërat më të bukura që Gilmour bëri gjatë ndeshjes ishte një lëvizje ndaj Fabinhos në pjesën e dytë, që e hutoi krejtësisht mesfushorin brazilian.

Gilmour i “fshehu” topin kundërshtarit të tij dhe më pas e shmangu me elegancë, duke ekzaltuar tifozët e pranishëm në “Stamford Bridge”. 18-vjeçari shihet si një ndër talentet më premtues anglezë.

Related posts

Kampioni shqiptar kërkon “fronin” në boks, sfidon hapur “Rockyn” (FOTO)

Sadik.Autor

E ARDHMJA MBETET PEZULL/ Mesfushori mund të largohet nga Reali

F.autor

Merr fund gjithçka/ Igli TARE vendos për të ardhmen e “yllit” të skuadrës

Isa.Autor

Leave a Comment