Futboll Sport

LEGJENDA E BRAZILIT U ARRESTUA PËR DOKUMENTA FALSE/ Avokati i Ronaldinhos: Ai është një injorant!

Ronaldinho dhe vëllai i tij, Roberto de Asiss, janë paraqitur para gjykatës në Paraguai ku janë të kapur për kalim kufiri me dokumente false. Legjenda braziliane e futbollit nuk ka pasaportë braziliane dhe as spanjolle, pasi i janë marrë nga Brazili për të mos i lejuar të largohen nga vendi. Udhëtimi për në Paraguai i kushtoi shtrenjtë lojtarit.

Ai u arrestua në flagrancë dhe avokati i tij Adolfo Marin. “Gjykata nuk duhet ta merrte dhe ta vendosë në kushte të tilla, pasi Ronaldinho nuk e dinte se po kryente një krim. Ai nuk e kuptoi se po i jepnin dokumenta false. Është një injorant.

“Ronaldinho është një baba. Djali i tij ka datëlindjen sot dhe ai duhet që të qëndrojë përpara gjykatës paraguiane duke thënë të vërteten”, – tha avokati i tij. Ronaldinho ka degraduar pas lënies së futbollit. Ai ka probleme me gjobat me shtetin brazilian. Ka humbur një pjesë të madhe të pasurisë së tij dhe tani po vuan shumë.

Related posts

“E MPOSHTA BRENDA 3 RAUNDESH”/ Khabib bën premtimin para duelit me Gaethje

Delo.autor

CUNGU NUK “FSHIHET” MË/ Jep deklaratën: Do të synojmë përmbysjen e madhe ndaj Torpedos

Sadik.Autor

Tre blerje të mëdha/ Fassone ndez ëndrrat e tifozëve të Milanit

Isa.Autor

Leave a Comment