Futboll Seria A Sport

PLAS TE MILANI/ Harmonia dhe uniteti u shkatërruan, ja skenari që pritet në fund të sezonit

Bombë, ose e thënë ndryshe “bomba të hedhura”. Fjalët e Zvonimir Boban në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport” kanë lënë shenjë, edhe pse Elliott nuk ka komentuar ende. Ashtu si shkruan pikërisht prestigjozja italiane, kroati është ndjerë i fyer nga veprimet e Ivan Gazidis, administratori i deleguar kuqezi, aq sa për momentin në horizont nuk duket paqja mes palëve dhe përçarja e krijuar është e madhe…

Legjenda kroate, pasi ka heshtur gjatë gjithë kësaj kohe, ka shpërthyer duke sjellë përpara tifozëve dy vizione krejt të ndryshme brenda klubit. Boban ka kërkuar qartësi nga pronarët dhe zërat e vazhdueshme për kontaktet e Gazidis me Rangnick kanë qenë një “autogol” i madh për administratorin e deleguar. E papranueshme për Boban, Maldini dhe drejtorin sportiv Massara, që Gazidis ka vepruar personalisht dhe në llogore për të ardhmen e klubit.

Opsioni më i mundshëm është divorci i Boban në fund të sezonit, por kroatin pritet ta ndjekë edhe Paolo Maldini, për të mos vazhduar të tallen me tifozerinë kuqezi. Gazidis është më i sigurti për të qëndruar, pasi kontrata e tij super e blindon (4 mln euro në sezon edhe për dy vite të tjera). Praktikisht, gjithçka shkon drejt një revolucioni të radhës për kuqezinjtë…

Sakaq, duke parë konfliktin e brendshëm dhe fjalët e Boban mbi të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic (“duhet të bëhet rinovimi tani dhe jo më vonë sepse nuk ka më kohë”), suedezi me shumë mundësi mund të mendojë largimin dhe kthimin në Suedi, aty ku ka familjen! Ishin Boban dhe Maldini ato që bindën Ibrahimovic dhe jo Gazidis!

Related posts

Mourinho e nxjerr në shitje, Pogba drejt largimit nga Man.United

Sadik.Autor

NDIHESH I RREZUAR NGA SHKARKIMI? Trajneri i skuadrës së Serisë A jep përgjigjen epike

Delo.autor

Mignolet dhe Karius nuk bindin, Liverpool gati të “rrëmbejë” portierin e Madrid-it

Q.Autor

Leave a Comment