Futboll Kategoria Superiore Sport

“RASTI IM VENDOSI NDESHJEN DERBI”/ Sulmuesi Torassa: Bëmë histori ndaj Partizanit

Agustin Torassa vazhdon të jetë njeriu vendimtar i Tiranës. Edhe pse në derbi nuk arriti të shënonte, argjentinasi ishte vendimtar në fillimin e përmbysjes së Tiranës. Ishte pikërisht ai që ia doli të fitonte penalltinë e kthyer në gol nga Batha. Si fillim Torasa, një ish i Partizanit, foli pikërisht për rastin që detyroi gjyqtarin të jepte 11-metërsh dhe të nxirrte Bitrin me karton të kuq. Pranoi se ishte penallti dhe për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi.

“E di që rasti im ishte ai që ndoshta vendosi ndeshjen. Po, ishte penallti. Ai më kapi prej shpatulle. Unë isha para Albanit. Ishte fat i mirë për ne. Morëm penalltinë, Batha e bëri gol, ndërsa Partizani u ndëshkua me karton të kuq. Ishte episodi që vendosi shumë, sepse në futbollin e sotëm, të luash me një lojtar më pak është shumë e vështirë”, tha si fillim Torasa.

Ky i fundit u ndal më pas te derbi me Partizanin, që bardheblutë e fituan me meritë, me një rezultat të thellë. Sipas tij, askush nuk i priste pesë golat, por derbi është një ndeshje që duhet fituar në këtë mënyrë. “Kemi fituar një derbi të pabesueshëm. Kemi luajtur ashtu siç duhet të luajë kjo skuadër. Më pas janë vetëm tri pikë, por kjo do të thotë shumë për moralin e ekipit për të ecur në këtë rrugë. Edhe të premten, Zoti ishte me ne. Jemi të kënaqur, por nga nesër duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, pohoi argjentinasi.

Sulmuesi i dytë, që ka luajtur me të dyja ekipet dhe i ka fituar të dy derbit me dy fanellat, pranoi se skuadra e tij në fushë të premten bëri diçka të madhe. Bëri atë që duan tifozët, historinë. “Ne punojmë për të fituar këtë ndeshje. E dimë që nuk është një rezultat normal, por në fushë bëmë histori dhe do të festojmë. Të gjithë po festojnë si ne”, thumboi futbollisti shtatshkurtër.torasa

Argjentinasi foli edhe për titullin kampion, që te bardheblutë e kërkojnë me doemos prej 11 vitesh dhe 10 sezonesh, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit. “Mungojnë ende 12 javë deri në fund të kampionatit. Ne tani nuk mund të flasim për titullin, por vetëm se jemi pretendentë kryesorë për të fituar. Gjithsesi, për momentin duhet të përqendrohemi te takimet e radhës”, përfundoi Agustin Torasa.

Ky i fundit është një nga blerjet më të goditura të Tiranës gjatë sezonit të verës, i ardhur me këmbënguljen e Ardian Memës. Kujtojmë që argjentinasi Agustin Torasa deri tani është çelësi i lojës së Tiranës së Emanuel Egbosë. Futbollisti luan si sulmues i dytë pas Ngosë, është më rezultativi për sa i përket lojës. Në 15 takime, tre gola dhe shumë asiste, duke mos llogaritur dhe punë të tjera që bën në fushë. Ai është motori i skuadrës, duke treguar cilësitë e tij në fushë. Shkurt, Agustin Torasa është çelësi i suksesit të Tiranës, që drejtohet nga Emanuel Egbo.

Related posts

“MERKATO” NË JUG TË VENDIT/ Igli Tare “kapet mat” me ish lojtarët e Kombëtares në Palasë

Delo.autor

Nis Bundesliga, Kovaç vetëm për fitore: Ja si e binda Levandovskin të qëndrojë

Isa.Autor

DEBUTIM FANTASTIK I TRAJNERIT GEGA/ Kukësi mposht bullgarët dhe kualifikohet në raundin tjetër

Delo.autor

Leave a Comment