Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

REZULTOI POZITIV ME KORONAVIRUS/ Mustafa: Tani jam mirë, më kishte marrë malli për…

Valdrin Mustafa ishte futbollisti i parë shqiptar që rezultoi me Koronavirus, duke vënë kështu në ankth shumë sportdashës.

Për fat të mirë, ai tashmë e ka kaluar këtë moment të vështirë, pasi të premten ka marrë përgjigjen e analizave, të cilat ishin negative për COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti që luan për Hanoverin në Gjermani, teksa në një lidhje direkte për “Top Channel” është shprehur se gjithçka ka kaluar dhe ai tani është mirë: “Mora përgjigjen e testit dhe isha negativ. Ishte testi i fundit dhe karantinimi është mbyllur. Tani ndihem shumë mirë, madje sot kam bërë edhe vrap.VALDRIN MUSTAFA

Më kishte marrë malli të vrapoja dhe sot dola nga mali për të bërë vrap. Unë kam pasur imunitet të fortë se jam sportist, por njerëzit e moshuar kanë pak imunitet dhe rrezikojnë shumë.

Gjatë këtyre ditëve kam pirë shumë vitamina dhe çaj. Lajmin që kisha dalë negativ ma thanë në telefon dhe u gëzuam shumë të gjithë në familje.”, u shpreh Mustafa.

Related posts

E RRALLË/ Barcelona dhe Real Madrid do të udhëtojnë drejt… “Camp Nou”! (ARSYEJA)

Delo.autor

E BUJSHME/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

F.autor

STATISTIKAT/ Sonte pritet dueli Shqipëri-Poloni në “Air Albania”, ja bilanci mes dy kombëtareve…

Delo.autor

Leave a Comment