Futboll Sport

RRËFIMI SHOKUES I BRAZILIANIT/ Mesfushori Melo: Vendosëm ta godasim “Pleshtin me rotacion

Mesfushori i Palmeiras, Felipe Melo, dha një intervistë për gazetën “Clarín”, në të cilën tregoi adhurimin e tij për Leo Messin. Njëkohësisht, ai zbuloi se si u përpoq ta ndalonte kapitenin argjentinas, kur ishin përballë me kombëtaret: “Messi është një lojtar unik. Kur ne, me ekipin brazilian, kemi luajtur kundër tij, vendosëm ta godasim nga një herë secili, pra të bëjmë ndërhyrje të gabuara me rotacion ndaj tij. Ishte shumë e vështirë, një futbollist të tillë nuk mund ta markosh. Nuk po them se vendosëm ta godisnim për t’i thyer këmbën, por për të bërë faulla taktikë, që të ulnim ritmin e tij dhe të qetësonim lojën”.

Felipe Melo e quajti Messin lojtarin më të mirë në histori, duke mos i kursyer lëvdatat për të: “Unë nuk mund të them asgjë për Pelé, sepse nuk e pashë atë të luante. Nga Maradona kam kujtimin e Kupës së Botës 1990, kur argjentinasit mposhtën Brazilin me golin e Caniggia. Gjithashtu, njerëzit në Brazil thonë se Zico është më i mirë se të gjithë, por vetë kam parë vetëm ndeshjen e tij të lamtumirës në “Maracanã”. Pastaj, nuk mund të them që Pelé, Maradona apo Zico janë fenomene për mua. Unë pashë Messin të luante dhe është i mahnitshëm”.

Ish-futbollisti i Juventusit, ndër klube të tjera, bëri krahasimin mes Cristiano Ronaldos dhe Messit, duke marrë anë: “Messi është më shumë se Ronaldo. Cristiano mund të shënojë 5 gola, por Messi shënon 5 gola dhe përveç kësaj i bën (asiston) shokët e tij të skuadrës të shënojnë. Ai është më i plotë”, shtoi një Felipe Melo.

Related posts

E KONFIRMON ALLEGRI/ Merr fund dilema: Ronaldo qëndron te Juventus

Delo.autor

“Dinaku” Aguero/ Shikoni se si e mashtron shokun e tij, i cili bie frikshëm (VIDEO)

Isa.Autor

FITOI KAMPIONATIN NË ANGLI/ Por Manchester City rrezikon dënimin për në Champions, ja akuzat e rënda

Delo.autor

Leave a Comment