Futboll Ligue 1 Sport

U DËMTUA NË KOKË/ Sulmuesi i Marseille vendosi… “kapele” noti! (FOTO)

Një episod mjaft i veçantë ka ndodhur në sfidën e luajtur mbrëmjen e kaluar mes Marseille dhe Amiens. Sulmuesi i ekipit nga “Velodrome”, Dario Benedetto, është dëmtuar në kokë në pjesën e parë.

Argjentinasi, pasi ka marrë ndihmën nga stafi mjekësor, nuk ka vendosur në kokë fasho, apo rrjetë siç ndodh rëndom, por ka vendosur një “kapele” notimi, njësoj siç përdorin notarët, apo lojtarët e lojës “Waterpolo”.

Diçka vërtet e veçantë, por edhe e pritshme nga një argjentinas, të cilët njihen për çmenduritë e tyre. Për sa i përket ndeshjes, gjithçka u mbyll me shifrat 2-2, me Marseille që shpërdoroi një avantazh të dyfishtë.

Related posts

PËRPARA CEREMONISË SË INAGURIMIT/ Era Istrefi bën provat në fushën e stadiumit të ri (VIDEO)

Delo.autor

REZULTATE NEGATIVE TË MILAN NË SERIE A/ “Djalli” në tatëpjetë në kampionat, ja shifrat e vitit 2021…

Delo.autor

Dyshime për trukime, në Sllovaki marrin shembull Skënderbeun: Kampionët i pret dënimi…

Sadik.Autor

Leave a Comment