Futboll La Liga Sport

ZIDANE MERR LAJMIN E HIDHUR/ Dy titullarët e Real Madrid nuk stërviten me grupin, ja emrat

Një lajm i hidhur është raportuar nga “Chiringuito” ditën e sotme, teksa thuhet se tre lojtarë të Realit nuk janë stërvitur ditën e sotme me grupin, në prag të transfertës delikate përballë Real Betis.

Bëhet fjalë për Dani Carvajal, Nacho dhe Isco. Të tre lojtarët duket se kanë probleme shëndetësore dhe gjendja e tyre do të vlerësohet përsëri.

Nëse mungesa e Nachos nuk do të përbënte problem, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për Iscon e Carvajal, të cilët janë titullarë të padiskutueshëm në formacionin e Zidane. Të reja të tjera priten në orët në vazhdim, me Realin që është në ankth tashmë.

Related posts

TËRMETI SHKUND SHQIPËRINË/ Klubi i Tiranës hap kamp afër stadiumit: Strehim, ushqim, ujë dhe…

Delo.autor

Befasi e madhe në formacionet zyrtare të ndeshjes Sassuolo – Inter (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Lazio-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment