Futboll La Liga Sport

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Ish-lojtari i Barcelonës Stoichkov: La Liga të përfundojë këtu, verdiktet sipas…

Ish-ylli i Barcelonës, Hristo Stoichkov, beson se do të ishte më e drejtë që të përfundonte tani La Liga. Kjo e fundit është shtyrë pafundësisht për shkak të Covid-19, i cili ka çuar në më shumë se 13.000 vdekje në Spanjë dhe mbi 69.450 në nivel global. Kampionët në fuqi të Barcelonës kanë një epërsi prej dy pikësh ndaj rivalëve të hidhur të Real Madridit, ndërsa Cadiz dhe Real Zaragoza kanë “pushtuar” vendet e ngjitjes nga “Segunda Division”.

Stoichkov, i cili fitoi pesë tituj të La Liga-s dhe një Kupë Europiane mes trofeve të tjerë gjatë kohës së tij në “Camp Nou”, mendon se Barça duhet të kurorëzohet kampione, nëse nuk luhen më ndeshje për sezonin 2019-2020:

“Nëse shohim se si është situata, me ndeshjet që janë luajtur, do të ishte më e drejtë që të përfundonte La Liga siç është tani. Shumë ekipe mund të mos jenë dakord me këtë, sepse kanë mbetur edhe mjaft ndeshje. Edhe për ata që mund të largohen nga kampionati ekziston një zgjidhje. Le të mos zbresë asnjë skuadër nga La Liga, ndërsa dy të parat e “Segunda Division” le të promovohen. Ato t’i bashkohen kampionatit të ardhshëm me 22 skuadra. Kjo, për shkak se kanë bërë gjithashtu shumë punë për të fituar shumë ndeshje”.

Ndeshjet në La Liga pritet të luhen pas dyerve të mbyllura, nëse mund të gjendet një zgjidhje për ta rikthyer futbollin spanjoll. Ndërsa nuk ka ende datë të caktuar për një kthim të tillë, figura të larta në La Liga dhe Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) pranojnë se normaliteti është ende larg dhe i paqartë. Tifozët do të vazhdojnë të mos jenë në stadium, për të parandaluar një shpërthim tjetër të mprehtë të “Coronavirus” në Spanjë, si rezultat i një grumbullimi kaq të madh të turmave.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Inter arrin marrëveshjen me lojtarin e Man. United

F.autor

Milan: Mirabelli largohet, Sabatini e zvëndëson!

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË SULM/ Milani piketon në janar lojtarin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment