Futboll Seria A Sport

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Presidenti i FIGC: Nuk e firmos kurrë, do të ishte vdekja të futbollit italian

Dyshimet vazhdojnë, të cilat ndoshta do të qëndrojnë të tilla për disa ditë. A do të përfundojë Seria A, sezoni 2019-2020? Ndoshta po, mbase jo. Nëse qeveria nuk ka ndërmend të shpejtohet, FIGC nuk ka dëshirë ta pezullojë përfundimisht kampionatin. Gjë e cila, në të vërtetë, do të çonte në probleme të pazgjidhshme, sipas federatës.

Nëse ministri Spadafora i kërkoi futbollit të fillonte të mendonte për një plan B të sigurisë dhe mbase rikthimin e mundshëm në fushë në gusht, presidenti i FIGC, Gravina, është i sigurt se nga ana e tij kurrë nuk do të ketë firmë për ndalesë përfundimtare të garave.

Gjatë takimit në internet të Ascoli Calcio, “Të rritemi së bashku”, Gravina ishte shumë i qartë: Ndjesia ime e përgjegjësisë më bën që të kem një plan B, C, D. Por, nëse duhet të votohet me “sezoni ka mbaruar”, them se, për sa kohë që jam president i FIGC, nuk do të nënshkruaj kurrë për bllokimin e kampionateve. Kjo do të ishte vdekja të futbollit italian”.

Natyrisht, nëse nuk do të kishte mundësi për të garantuar shëndetin e sportistëve, ai nuk ka asnjë alternativë: “Unë nuk pranoj ta firmos vendimin e një bllokimi total të futbollit, përveç kushteve objektive, në lidhje me shëndetin e lojtarëve, trajnerëve, stafit teknik etj. Megjithatë, dikush duhet të më thotë qartë dhe të më bindë që të mos bëj përpara”.

Gravina thotë atë që shumë e kanë shmangur javët e fundit: “Nëse do të duhej të prisnim vaksinën, do të humbasë edhe kampionati 2020-2021…” Futbolli është industria e dhjetë në vend dhe një ndalesë përfundimtare do të çonte në humbje të mëdha: “Nga 700 në 800 milionë euro llogariten humbjet financiare, po nuk rifilluam. Nëse do të luanim pas dyerve të mbyllura, humbja do të ishte 300 milionë, ndërsa me dyer të hapura humbja do të arrinte në 100-150 milionë. Sidoqoftë, hipoteza e fundit nuk është e mundshme”.

Related posts

NBA/ Pas eliminimit nga play off, Houston mbetet edhe pa trajner

Delo.autor

“LA LIGA”/ Zbulohet kalendari i pushimeve. Katalanasit 9 ditë pushim. Real Madridi… (FOTO)

Delo.autor

Reali në kaos, Ronaldo dëshiron të kthehet në Man United

Q.Autor

Leave a Comment