Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Do të thyente rekordin e Neymar, Tottenham i vendos çmim të frikshëm Kane

Kush e do Harry Kane, sipas “Daily Mail”, duhet të paguajë 227 milionë euro. Manchester United e kryeson listën e klubeve të interesuara…, por në situatën aktuale financiare, kjo shumë duket disi e tepruar. Nëse konfirmohet, ajo do të tejkalonte operacionin “Neymar-PSG”, prej 222 milionë euro, që vendosi rekordin botëror të transferimeve në vitin 2017. Pra, sulmuesi anglez do të bëhej nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Duhet kujtuar se Kane, së fundi, e hapi derën e largimit nga Tottenham:

“Unë i dua shumë ‘Spurs’, gjithmonë do t’i dua ato. Sidoqoftë, gjithmonë e kam thënë që, nëse nuk ndiej se po shkojmë në drejtimin e duhur, jam gati të largohem. Unë nuk jam dikushi, që qëndroj atje vetëm për hir të parave. Jam një njeri ambicioz, dua të bëhem lojtar i nivelit më të lartë”.

Ndryshimi i planeve të presidentit Levy kuptohet më së miri në fjalët e yllit të tij. Shitja e Kane do të lejonte Tottenham të rimbursonte para për të lehtësuar borxhet e mëdha. Ndërtimi i stadiumit të ri, me një vlerë prej 1.136 milionë euro, është bërë një pengesë e madhe financiare për vazhdimësinë. “Spurs” kanë marrë masa tashmë dhe kanë njoftuar uljen e pagës prej 20% të 550 punonjësve. Një masë që, megjithatë, nuk i prek lojtarët.

Related posts

ATLETICO MADRID-JUVENTUS/ “Vendasit” kalon në epërsi, shënon Gimenez

Delo.autor

KUKËSI-LAÇI/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, mesfushori Musta zhbllokon sfidën ndaj “Verilindorëve” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Dynamo Kyiv-Barcelona. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment