Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Klubet e Premier paguhen edhe pse nuk luajnë, ja çfarë u kërkohet në këmbim

Në Angli, klubet e Premier League i kanë marrë të gjitha paratë e të drejtave televizive, pavarësisht se kanë akoma edhe 12 ndeshje për të luajtur në kampionat.

Këtë e ka zbuluar Times, që ka shpjeguar se Sky dhe BT, televizonet që transmetojnë ndeshjet në Angli, i kanë paguar tashmë për të drejtat televizive (1.7 miliardë në sezon).

Jo vetëm: klubeve të Premier i kanë shkuar edhe të gjitha paratë e fituara nga shitja e të drejtave televizive jashtë Anglisë, një xhiro që prodhon rreth 1.59 miliardë euro në sezon.

Por çfarë është kërkuar në këmbim? Në këmbim, televizionet i kanë kërkuar Premier League që të mund të transmetojnë më shumë se 200 ndeshje duke filluar nga sezoni i ardhshëm (në Angli, ndeshjet që luhen të shtunën në orën 15:00 nuk transmetohen direkt) dhe futjen e kamerave në dhomat e zhveshjes para fillimit të ndeshjeve.

Related posts

NUK ISHTË AS NË STOL/ Emery shpjegon mungesën e yllit të ekipit…

Delo.autor

NUK E KISHIM PARË/ Në mbrëmjen e djeshme në “SAN SIRO” ka qenë BLERJA më e re e MILANIT (FOTO)

Isa.Autor

SHTANGEN “KATALANASIT”/ Nesyri mposht portierin Ter Stegen me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment