Futboll Sport

“ËSHTË E VËSHTIRË, POR JO E PAMUNDUR/ “Marca” zbulon planin bombastik të Realit për të blerë Haaland dhe Mbappe

Haaland këtë vit… dhe Mbappé vitin e ardhshëm. E vështirë, por jo e pamundur. Kështu mendojnë te Real Madridi, ku kanë një udhërrëfyes të qartë për ta përforcuar sulmin në dy merkatot e ardhshme verore. Prioritet për verën e këtij viti është Haaland, norvegjezi i talentuar; ndërsa Mbappé nuk ka asnjë shans të largohet nga PSG këtë vit. Synimi i të bardhëve është që ta marrin kampionin francez në gusht 2021, kur t’i mbetet vetëm një vit në kontratën aktuale. Për ta bërë këtë, Mbappé duhet t’iu rezistojë “petrodollarëve” të Katarit, diçka që po e realizon deri tani.

Haaland për 75 milionë euro
Karim Benzema mbetet pikë referimi në sulmin e madrilenëve, por vitet mbi supe bëjnë që të mendohet për një zëvendësues. Luka Jovic u ble për të tillë, por nuk ka funksionuar, pavarësisht mbrojtjes ekstreme që i ka bërë Zinedine Zidane. Performanca e ulët e serbit ka bërë që drejtuesit e klubit të shënjestrojnë një “9” si Erling Haaland. Norvegjezi qëndron mbi të gjithë.

Drejtuesit e bardhë e dinë se herët a vonë do të vijë koha për të nënshkruar me Mbappé, për sa kohë ai nuk po rinovon me parizienët, por nuk do të ndodhë para verës së vitit 2021. Francezi nuk është “9”, loja e tij mund të ngjasojë me atë të Cristiano Ronaldos. Ai është një golashënues, që i pëlqen të luajë me hapësirat dhe të fillojë larg zonës. Pikërisht e kundërta e asaj që pëlqen norvegjezi i Borussia Dortmund, një lojtar zone.

Verdhezinjtë e Bundesliga e blenë atë nga Salzburgu, në janar, në këmbim të 20 milionë eurove, duke i vendosur një klauzolë përfundimi të kontratës prej 75 milionë euro, por vetëm për disa ekipe, ndër të cilat Real Madridi. Javën e kaluar, Haaland lëshoi një mesazh për të ardhmen e tij: “Ju duhet ta keni të qartë se sa i mirë jeni dhe sa i mirë është klubi që do të zgjidhni; njerëzit që janë atje, si do të kujdesen për ju dhe si do t’ju ndihmojnë të evoluoni”.

Mbappe, objektivi numër një më 2021
Kylian Mbappé është një tjetër lojtar, që do të tentohet në merkaton e verës së vitit të ardhshëm. Te Real Madridi e dinë që operacioni nuk është i lehtë. Kishte pak mundësi, por kriza e koronavirusit duket se e bën transferimin edhe më të ndërlikuar. Flitet se do të largohet edhe Neymar, i cili nuk po pranon të rinovojë me kampionët e Ligue 1. Lëshimi i dy yjeve të tyre të mëdhenj në të njëjtin vit do të ishte vetëvrasje për sheikët nga Katari.

Një ish-lojtar i PSG-së, Jerome Rothen, bëri një parashikim se çfarë mund të ndodhë në këtë drejtim: “Me atë që po ndodh, largimi i Mbappe do të shtyhet me siguri. Por, në asnjë rast nuk do të zgjatet kontrata e tij me PSG. Klubi kishte rënë dakord të ndahej me të këtë verë. Është gjithçka çështje kohe”.

Sikurse “Marca” pati shkruar më 21 mars, ndalimi i garave prej Covid-19 luajti në favor të PSG, në përpjekjen për ta mbajtur sulmuesin për të paktën një sezon tjetër. Ideja fillestare ishte t’i paraqitej një ofertë lojtarit para fundit të sezonit, por tani tregu po përjeton një moment pasigurie dhe gjithçka është e paralizuar.

Related posts

ËSHTË NJË “MAKINË” QË NUK NDALET/ 43 pikë në 15 javë kampionat, barazohet…

Isa.Autor

HIDHET SHORITI I “EUROBASKET 2021″/ Shqipëria në grup me Serbinë

Delo.autor

LIVE/ Napoli-Inter, Ruiz shënon golin e katërt për vendasit

Delo.autor

Leave a Comment