Futboll Sport

I SHPËTOI VDEKJES/ Ish-portieri i Barcelonës: Në Turqi, mjekët zbuluan një kurë anti-koronavirus!

“E pashë vetën keq, tani jam mirë”. Janë këto fjalët e para të ish-portierit turk, Rustu Recber, që ka luajtur dikur me Barcelona dhe kombëtaren e Turqisë. Ish-gardiani ka lënë spitalin ku ishte shtruar në terapi intensive për dy javë për shkak se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Recber, i vlerësuar në vitin 2003 si një ndër më të mirët në rolin e tij, pas Botërorit që u zhvillua në Korenë e Jugut, për një javë ishte në gjendje tepër të rëndë dhe kritike për jetën, por kura ka pasur efektin pozitiv dhe tashmë duhet vetëm të qëndrojë në shtëpi për të paktën dy javë që të marrë veten dhe ndjekë protokollin.

“Ka një kurë për këtë virus, që Ministria Turke e Shëndetit ka aplikuar këtu te ne! Mjekët e aplikuan te unë këtë metodë për 10 ditë dhe u desh shumë punë që të kthehesha si më parë. E pashë veten shumë keq, por tani kaloi frika”.

Related posts

NGA RINOVIMI TEK KUNDËRSHTARI I RADHËS/ Pioli: Messia nuk është një përrallë, Menja luan titullar

Delo.autor

Rrëfehet MARADONA: DROGA po më VRISTE, e lashë falë VAJZAVE, tani nuk e di nëse…

Isa.Autor

Federata konfirmon Sampaoli/ Lojtarët e Argjentinës refuzojnë stërvitjen

Isa.Autor

Leave a Comment