Futboll Ligue 1 Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ PSG hedh sytë nga Serie A, Leonardo ka një objektiv surprizë

Një emër surprizë ka dalë në skenë së fundmi lidhur me PSG-në. Bëhet fjalë për Adam Marusic, anësori i Lazios.

Themi surprizë, sepse lojtari nga Mali i Zi ka qenë shumë i rëndësishëm sezonin e shkuar dhe atë të 2 viteve më parë për lacialët, ndërsa këtë sezon nuk ka luajtur shumë. Pavarësisht kësaj, PSG interesohet për të dhe sipas mediave në Francë, e sheh si zëvendësuesin e Layvin Kurzawa, të cilit i skadon kontrata në verë.

Marusic luan në të dy krahët dhe kjo është arsyeja kryesore se përse Leonardo e kërkon në Paris. Kartoni i tij vlerësohet vetëm 5.5 milionë euro nga “Transfermarkt” dhe kalimi i tij nga Lazio drejt PSG nuk pritet të jetë problem.

Related posts

MOTO GP/ Hapen dyert, 100 mijë tifozë për garën e lamtumirës të “Doktor” Rossi

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ja kur mbahet dueli mes Ilir Latifit dhe Derrick Lewis (FOTO)

Delo.autor

JO VETËM MANCHESTER UNITED/ Ekipi gjerman futet në garë për Zinedin Zidan

Isa.Autor

Leave a Comment