Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KOSOVARËT NUK E NDJEJNË FANELLËN”/ Panuccit nuk i del e keqja me Shqipërinë: Lojtarët nuk duan të vijnë te Kombëtarja

Christian Panucci ka folur për “Corriere dello Sport”, duke prekur edhe pjesën e të kaluarës teksa ishte në drejtimin e Shqipërisë. Dështimi i tij me Kombëtaren ka lënë gjurmë edhe te vetë trajneri, që nuk ishte në gjendje të merrte menjëherë një tjetër skuadër, por ka pritur derisa të merrte veten. Ndër të tjera, Panucci shprehet se për atë, lideri i skuadrës ishte Taulant Xhaka, por nuk e donin sepse kishte një sjellje pak profesionale.

“Futbollisti që më ka dhënë më shumë është Taulant Xhaka, ka një vëlla që luan te Arsenali i cili ka zgjedhur kombëtaren zvicerane. Nuk e donin në Kombëtare se kishte sjellje pak profesionale, por e kam grumbulluar gjithmonë, i kam folur si, burri-burrit, nëse kisha një lider, ishte ai. Më vjen keq kur lexoj se kanë rindërtuar grupin kur grupin e ndërtova unë”.

Në fund, trajneri Panuçi thotë se shumë lojtarë kosovarë, më parë zgjedhin të luajnë për Zvicrën se sa Shqipërinë pasi nuk kanë ndjenjën e përkatësisë.

“Kam marrë një skuadër që duhej të rindërtohej, shumë. Lojtarë shkova t’i kërkoja, nuk dëshironin të vinin. Shumë janë kosovarë, mund të zgjedhin të luajnë për Zvicrën, e kanë të vështirë të kenë ndjenjën e përkatësisë”, u shpreh Panucci”.

Related posts

Khedira e shokon Juventusin! Ja ku po transferohet ai

Sadik.Autor

CHELSEA-LIVERPOOL/ Super sfida që premton spektakël në “Stamford Bridge” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

AGJENI I YLLIT NIS BISEDIMET/ Sulmuesi i Milanit pranë kalimit tek klubi kinez Shenzen

Delo.autor

Leave a Comment