Futboll Seria A Sport

LLOGARITJA SIPAS MODELIT FRANCEZ/ Ja verdiktet e Serie A nëse mbyllet këtu. Milani, jashtë Europës

Franca ka vendosur ta mbyllë këtu sezonin futbollistik prej pandemisë së “Coronavirus”, teksa federata e futbollit të këtij vendi ka hartuar klasifikimin përfundimtar të Ligue 1, duke përdorur kriterin e pikëve mesatare të secilit ekip.  Me të njëjtin model të përllogaritjes, Seria A do të kishte shumë pak ndryshime, në krahasim me renditjen aktuale.

Juventusi, në fakt do të ishte kampioni i ri italian, falë një pike më shumë se Lazio, për të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura. Interi dhe Atalanta, gjithashtu, do të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve, ndërsa Roma dhe Napoli do të konfirmoheshin në “Europa League”. Ndryshimi kryesor në vend të kësaj ka të bëjë me Milanin, i cili do të rrëshqasë nga vendi i shtatë në të nëntin, duke mbetur jashtë Kupave të Europës, i parakaluar në klasfikim nga Verona dhe Parma. Torino do të avanconte një pozicion në kurriz të Udinese, ndërsa në radhë, gjithçka tjetër do të mbetej e pandryshuar.

SPAL dhe Brescia do të zbrisnin në Serie B. I njëjti fat edhe për Lecce, e cila, përkundër pikëve mesatare identike me ato të Genoa, ka një golaverazh më të dobët (duke mos u luajtur ndeshja e dytë e drejtpërdrejtë, vlerësohet ky kriter).

Më poshtë është renditja e plotë, me pikët mesatare të secilit ekip të Serie A:

1.Juventusi 2.42 – kampion i Italisë – Liga e Kampionëve
2.Lazio 2.38 – Liga e Kampionëve
3.Inter 2.16 – Liga e Kampionëve
4.Atalanta 1.92 – Liga e Kampionëve
5.Roma 1.73 – Liga e Europës
6.Napoli 1.50 – Liga e Europës
7.Verona 1.40
8.Parma 1.40
9.Milani 1.38
10.Bologna 1.30
11.Sassuolo 1.28
12.Cagliari 1.28
13.Fiorentina 1.15
14.Torino 1.08
15.Udinese 1.07
16.Sampdoria 1.04
17.Genoa 0.96
18.Lecce 0.96 – Serie B
19.Spal 0.69 – Serie B
20.Brescia 0.61 – Serie B

Related posts

E BUJSHME/ Çmendet komentatori nga goli i Milanit në minutën e 97-të, shihni si bën në studio (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Pas një asist nga Modric, ylli Benzema zhbllokon sfidën ndaj Atalanta-s (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Shkrihet “perandoria” kineze e pronarit të Inter-it, nuk pranohet në kampionatin e sezonit të ri

Delo.autor

Leave a Comment