Futboll Sport

“MUND TË LARGOHENI NGA QELIA”/ Momenti kur gjykatësi lumturon Ronaldinhon (VIDEO)

Pas disa javësh në burg, Ronaldinho dhe i vëllai Roberto Assis morën ditën e mërkurë lajmin e bukur se do të mund të shkonin në liri të kushtëzuar, pra në arrest shtëpie, deri sa hetimi i plotë të përfundojë, duke braktisur qelinë ku ndodheshin.

Roberto Assis dhe Dinho kanë paguar 1.6 milionë dollarë i janë marrë nga llogaria e tyre bankare si garanci dhe tashmë do të vazhdojnë të qëndrojnë në një hotel me katër yje në qytetin e Asunsion në Paraguaji.

Ata ishin arrestuar më 5 maj pasi u kapën duke hyrë në Paraguaji me pasaporte të falsifikuar, por edhe për akuzat për lidhje me një personazh mafioz në këtë shtet.  Televizioni ABC i Paraguait ka publikuar një video ku shfaqet gjyqtari Gustavo Amarilla, duke iu drejtuar përmes një video live, ku i shpjegon se çfarë pritet prej tij.

Lumturia e Ronaldinhos menjëherë u dalla gjatë videobisedës, teksa frika më e madhe e gjykatësit dhe prokurorit të çështjes është që mos arratisen, ndaj edhe kanë vendosur polici jashtë ambjentit të hotelit.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ PSG e gatshme të rrezikojë: Mbappe, falas tek Real Madrid

Delo.autor

FESTIVAL GOLASH/ PSG rinis futbollin me 9 gola përpara 5 mijë tifozësh! (VIDEO)

Delo.autor

KALIMI I RANGNICK TEK STOLI I MANCHESTER UNITED/ Klopp: Ky nuk është një lajm i mirë

Delo.autor

Leave a Comment