Futboll Seria A Sport

NJË KAMPION I MADH ME KOSTO ZERO/ Milan hidhet në sulm, synon të “rrëmbejë” spanjollin…

Pas 10 sezonesh si fitues dhe kontribues në epokën e artë të klubit anglez, David Silva do të largohet nga Manchester City. Kontrata e kampionit të Botës dhe Europës skadon në qershor, ajo nuk do të rinovohet. Prandaj, për spanjollin pritet të fillojë një kapitull i ri në moshën 34-vjeçare.

Pasiguria për rifillimin e Premier League rrezikon që organizimi i një feste lamtumire për të të ndërlikohet. Në fakt, tifozët do të donin ta nderonin në mënyrën më të mirë një nga simbolet e dekadës së fundit të “qytetarëve”.

Kjo, megjithatë, është më e pakta e problemeve për Silva, për të cilën disa klube tashmë kanë filluar të hetojnë dhe interesohen. Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Milani, gjithashtu, është vënë në veprim, synon ta marrë spanjollin si transferim të lirë.

Sipas gazetës romake, kuqezinjtë ishin të parët që u takuan me agjentin e lojtarit, duke u interesuar nëse ka ndonjë mundësi për ta vënë nën kontratë spanjollin gjatë verës. Megjithatë, Milani nuk është vetëm në këtë garë ambicioze. Silva ka marrë propozime edhe nga Inter Miami i mikut të vjetër, David Beckham, i gatshëm për ta bërë të artë fazën e fundit të karrierës së mesfushorit të talentuar. Gjithsesi, 34-vjeçari nuk do të përçmonte një përvojë stimuluese në Itali, me një klub të madh e historik, pavarësisht aktualitetit, si kuqezinjtë.

Related posts

PSG-Real Madrid, Aguero i prerë: Ja skuadra që kualifikohet në Champions

Q.Autor

ABAZAJ RIKTHEHET NË FUSHË / Asist në miqësore me Anderlecht (VIDEO)

Isa.Autor

DYSHJA MË “VRASËSE” NË EUROPË/ Ja furia e sulmit gjerman që do kalojë mbi Interin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment