Futboll Seria A Sport

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK INTER/ Mesfushori Vecino vendos të largohet nga “Zikaltërit”, ja dy opsione për të

Matias Vecino është një nga largimet e sigurt në fund të sezonit nga Interi. Mbipopullimi i mesfushës është arsyeja kryesore e largimit të uruguajanit, për të cilin pritet të mos ketë shumë hapësira në sezonin e ardhshëm.

Kështu, Vecino ka vendosur të largohet dhe opsionet e mundshme për të janë dy ekipe. Destinacion sipas gjasave do të jetë Premier League, ndërsa misteri është se kë do të zgjedhë mesfushori.

Tottenham dhe Everton janë ekipet që përplasen për shërbimet e tij. Vecino është pjesë e Interit që nga viti 2017, kohë kur u mor për 24 milionë euro nga Fiorentina.

Related posts

ANCELOTTI NUK KA DILEMA/ Largohet nga pankina e Real Madrid në fund të edicionit

F.autor

INTER-ROMA/ Spalletti synon të “blindojë” vendin e tretë në renditje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ Spektakël në Juventus-Benfica, fituesin e caktuan penalltitë…

Isa.Autor

Leave a Comment