Futboll Seria A Sport

“PO PROJEKTOHET JUVENTUSI PA CR7″/ Ish-kapiteni i Interit: Për 5 vite do të shohim sulmin Icardi-Dybala

Emri i Mauro Icardi është vazhdimisht i lidhur me Juventusin. Ai konsiderohet e tashmja dhe e ardhmja e sulmit bardhezi. Mario Sconcerti, gazetar, shkrimtar, analist, komentator i shquar italian, duke folur për “Corriere della Sera”, analizoi se si argjentinasi do të integrohej me Cristiano Ronaldo. Megjithëse, ish-kapiteni i Interit mund të jetë zëvendësuesi i portugezit, realisht:

Këmbëngulja me të cilën Juve e kërkon Icardi të bën të mendosh se e do atë për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon. Te Juventusi i Ronaldos, megjithatë, Icardi do të vuante. Ai do ta kishte Ronaldon shumë afër hapësirës së tij manovruese, ku ndjehet më mirë.

Dhe, mbi të gjitha, ai duhet të punojë për ta dërguar CR7 para portës kundërshtare. Pra, Icardit do t’i duhet të kthehet mbrapa, të shpenzojë shumë fizikisht, për të gjetur territor, ku të luajë. Sidoqoftë, pak a shumë këtë ka bërë këtë sezon me Mbappé, i cili fillon nga ana e kundërt, por gjithmonë kërkon golin në mënyrën e Ronaldos”.

Gazetari i njohur mendon se e ardhmja e sulmit juventin do të jetë argjentinase, Dybala afër Icardi. Dy sulmues në simbiozë për postin e Cristiano Ronaldos. Portugezi, megjithatë, ka ende një kontratë 2-vjeçare me bardhezinjtë. Icardi te Juventusi do të thoshte një sezon tjetër i vështirë për Dybala, i cili, në vend të kësaj, është shoqëruesi i tij ideal në lojë. Edhe Icardi do të përshtatej shumë mirë me cilësitë e Dybala

Mauro është një lojtar, që jeton brenda zonës. Hapësirë fikse, në krahasim me “bredhjen” e Ronaldos si “elektron i lirë”. Për këtë arsye mendoj se, mbas një viti, Juventusi do të ketë një duet të vërtetë sulmuesish, më në fund në simbiozë, të dy nga 27 vjeç, Dybala-Icardi. Kjo do të thotë katër-pesë sezone të garantuara në nivelin më të lartë, edhe pa Ronaldon”, – përfundon Sconcerti.

Related posts

FITORJA ME “POKER” NDAJ ATHLETIC BILBAO/ Xavi nuk e fsheh lumturinë: E dija që kjo ditë do të vinte

Delo.autor

“EURO 2020″/ Shaqiri largohet nga fusha, Moore ndëshkon me kokë Zvicrën (VIDEO)

Delo.autor

DY SUPER GOLA PËR 2 MINUTA/ Chelsea mban avantazhin ndaj Brighton (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment