Futboll Premier League Sport

ÇMENDURI/ Premier League e mbyll sezonin në Australi, planin B i anglezëve! (DETAJET)

Premier League do të rikthehet në fushë dhe po diskutohen dhe çështjet e fundit. Në këtë vorbull diskutimesh The Sun ka zbuluar një skenar surreal. Sezoni i kampionatit anglez mund të mbyllet në Australi.

Një ide e qarkulluar së fundmi ka qenë për të luajtur 92 ndeshjet e mbetura jashtë vendit. Ishte Gary Neville që e hodhi si ide dhe menjëherë shteti i Perthit në Australi u ofrua për të mbyllur sezonin në Premier League.

Agjenti anglez Gary Williams që jeton në ishullin australian ka nisur menjëherë kontaktet me qeverinë dhe Ministrinë e Sporteve për t’i porpozuar një ide të tillë. Shumë klube kanë rënë dakord dhe janë gati të ofrojnë stadiumet e tyre për t’u luajtur kampionati anglez.

Perth mund të vendosë në shërbim të Premier Leagues stadiumet e Optus Stadium (65 mijë stola), Perth Oval (20, 500 stola), Cricket’s WACA (24.500 stola) dhe Joondalup Arena (16 mijë stola).

Related posts

Ilir Daja shumë pranë firmës me klubin e ri, tekniku pret sinjalin e Takajt

Sadik.Autor

Cristiano Jr. lë pa fjalë Ronaldon, shikoni çfarë ka bërë 8-vjeçari

Isa.Autor

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Reja teston rreshtimin 3-5-2 kundër Bjellorusisë, surprizë në krahun e majtë

Delo.autor

Leave a Comment