Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E IBRËS TEK MILAN NË DILEMË/ Drejtori sportiv: Ka mundësi që të luajë për skuadrën e…

Drejtori sportiv i skuadrës suedeze të Hamarbi, Jesper Janson, ka pohuar se ekziston mundësia që Zlatan Ibrahimoviç të rikthehet dhe të luajë në Suedi.ekxi2vvw4aaboqx

Ibra zotëron 25% të aksioneve të Hamarbi dhe Janson shprehet se do dëshironte shumë që Ibra të luante për këtë klub, duke thënë se edhe mundësia që diçka e tillë të ndodhë ekziston.

“Prania e Ibrës në stërvitjet e skuadrës sonë, ishte diçka pozitive për mua dhe për skuadrën. Ka mundësi që ai të rikthehet në Suedi dhe të luajë për Hamarbi. Besoj shumë se kjo mund të ndodhë. Megjithatë të ardhmen e tij e di vetëm Zlatan. Kam mësuar se ai nuk zbulon asgjë deri sa të jetë 100% i sigurt në zgjedhjet që bën. Të shohim se çfarë do të ndodhë.”, u shpreh Janson.

E ardhmja e sulmuesit suedez te Milani nuk është ende e qartë, teksa qarkullojnë lajme se mund të largohet në fund të sezonit, por gjithçka do të vendoset pasi të jetë marrë vendimi për trajnerin e ri të kuqezinjve.

Related posts

Papu Gomez: Aguerro mbylle gojën, nuk doja të dëmtoja Biglia-n…

Sadik.Autor

Parashikimi/ 4 ndeshje për sot. Ja skedina që mund tu bëjnë me para

Q.Autor

ROMA-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” synon trofeun e 9 radhazi

Delo.autor

Leave a Comment