Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ E zbulon trajneri i skuadrës italiane: Ibra me telefonoi dhe do largohet nga Milani…

Duket se aventura e Zlatan Ibrahimoviç pas rikthimit te Milani do të zgjasë vetëm një gjysmë sezoni, teks a pritet të largohet në merkaton e verës.

Këtë e konfirmon trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, i cili e kërkoi sulmuesin edhe në janar. Në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri serb ka thënë se me shumë mundësi suedezi do largohet nga Milani në verë, por nuk është e sigurt nëse do kalojë te Bolonja apo në Suedi.

“Suedezi më telefonoi para pak ditësh dhe ne do të shohim se çfarë do të vendosë ai në verë. Me siguri ai nuk do të qëndrojë te Milani, por mbetet të shihet nëse do bashkohet me ne apo do kalojë në Suedi.

Ibra më trajton mua ndryshe nga të tjerët, kjo ndodh për shkak se njerëzit e rrezikshëm e njohin mirë njëri-tjetrin.”, u shpreh Mihajloviç.

Related posts

(FOTO) Transferimi i Alexis Sanchez  në Manchester,  “rikonceptohet” formacioni i “Djajve të Kuq”

Q.Autor

SHËNOI GOL TË ÇMENDUR NDAJ LECCES/ Flet Candreva: Na pret një sezon i gjatë…

Delo.autor

LËVIZJE E PAPRITUR TEK INTER/ Pritej rinovimi i kontratës, por ja çfarë kërkon Conte…

Delo.autor

Leave a Comment