Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventus arrin akordin për kalimin e dy lojtarëve tek Barcelona, por në këmbim kërkon…

Semedo për dy lojtarë të Juventusit. Vjen përgënjeshtrimi i kampionëve të Italisë. Flitej për shkëmbimin mes Juves dhe Barcelonës, më saktë për transferimin e mbrojtësit të djathtë portugez në Torino dhe që për ta bërë këtë realitet, “Zonja” ofronte kartonin e Miralem Pjaniçit dhe Matia De Shiljos, plus 25 milionë eurot, por ditën e hënë ka ardhur edhe përgënjeshtrimi nga bardhezinjtë. Sepse, nëse ata do të heqin dorë nga një kampion në mesfushën e tyre duke sakrifikuar yllin boshnjak, do ta bëjnë vetëm nëse bëhet fjalë që në Torino të vijë Artur.pjaniccc

FANTAMERKATO – Juvja është dakord që Pjaniç dhe De Shiljo të transferohen në “Camp Nou” (që të dy futbollistët kanë thënë “po” për këtë operacion që vlerësohet te 60 milionë eurot në total), por te kampionët e Italisë duan vetëm mesfushorin brazilian të Barçës, Artur (gjithashtu i vlerësuar me 60 milionë euro nga kampionët e Spanjës).

Nuk është aspak një sekret që katalanasve u pëlqen shumë Pjaniç, i cili është gati që t’i japë lamtumirën Juves pas katër vitesh dhe të bëhet shoku i skuadrës i Mesit. Bisedimet janë shumë të hapura, konfirmon “Gazzetta dello Sport”, dhe pikëtakimet janë kundërlëvizjet, me De Shiljon edhe ai i destinuar të shkojë drejt La Ligës.1575908784_arthurmelobarcelona295379-696x393

Të dielën në Spanjë u fol për një akord të gjetur me Semedon për t’u transferuar në Torino dhe dy lojtarët e Sarrit që shkonin në drejtim të kundërt plus 25 milionë eurot, por gjithçka është bërë pluhur e hi 24 orë më vonë. Sepse, italianët duan vetëm mesfushorin 23- vjeçar brazilian, i cili gjatë javëve të fundit e ka përsëritur se dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” dhe në rast se rezistenca do të vijojë, atëherë të gjitha bisedimet do të rrezikoheshin.

Related posts

Fituan bindshëm ndaj Suedisë, trajneri i Anglisë ka një mesazh për djemtë e tij

Isa.Autor

ASNJË HUMBJE NË 5 NDESHJET E FUNDIT NDAJ TIRANËS/ Martini ka vetëm një dilemë për formacionin e Teutës

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Valencia-Real Madrid. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment