Futboll La Liga Sport

KAOS NË FUTBOLLIN SPANJOLL/ Lojtarët bojkotojnë stërvitjen, ja cila është arsyeja

Ishte e qartë që diçka do të ndodhte dhe të hënën shpërtheu. Skuadra e parë e Rajo Vajekanos vendosi që të stërvitej në shtëpi dhe jo në qendrën stërvitore, siç kishin planifikuar trajnerët dhe drejtuesit.Futbol_394473250_121571509_1024x576

Prej disa javësh ka pasur bisedime të shumta mes klubit dhe lojtarëve për uljen e pagave të të gjithë punonjësve dhe këta të fundit nuk e kanë pranuar këtë gjë. Sipas gazetës “MARCA” klubi nuk ka propozuar diçka konkrete për këtë vendim dhe ata ndihen të fyer që presidenti ka vepruar sipas mendjes së tij.

Në formë proteste ndaj këtij vendimi, lojtarët kanë vendosur që të mos paraqiten në stërvitje duke krijuar në këtë mënyrë kaos dhe një situatë të paqartë për të ardhmen. Nuk dihet ende nëse do të ketë një takim për ta zgjidhur këtë problem që ka skuadra e Rajos.

Related posts

Futbollisti i Kombëtares me të dashur të re/ Lojtari në shoqërinë e këngëtares bukuroshe

Isa.Autor

SKANDALI/ TRUKIMET në EUROPA LEAGUE, UEFA nis HETIMIN për klubin SHQIPTAR

Isa.Autor

BËMË BABA TË TË NGJAJ/ Djali i Michael Schumacher fiton titullin e parë kampion në Formula 2

Delo.autor

Leave a Comment