Futboll Shqipëri Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Rashica nis bisedimet dhe mund të përfundojë te skuadra italiane

Milot Rashica do të jetë një nga futbollistët që do të mbajë gjallë merkaton e kësaj vere. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, i cili kujtojmë se u “dogj” nga ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, tashmë ka hyrë në shënjestrën e shumë prej klubeve më të mëdha jo vetëm në Bundesligë, por edhe atyre europiane.rashicaa

24-vjeçari, i cili luan prej dy sezonesh e gjysmë me fanellën e Verder Bremenit ndiqet nga Lajpcigu, nga Liverpuli, por së fundmi mësohet se kanë hyrë në skenë edhe nënkampionët e Serisë A në fuqi, Napoli.

Klubi i kaltër sheh te kosovari lojtarin e duhur për të zëvendësuar spanjollin Kajehon, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni. Napoli dhe Verderi kanë nisur bisedimet e para, por për momentin nuk bëhen të ditura shifra mbi ofertën.

Related posts

PRESIDENTI I “KUQEZINJVE”/ Paolo Scaroni premton: Milani do kryejë edhe një goditje “big”

Delo.autor

NUK ËSHTË MË ENIGMË/ Gati kontrata 4-vjeçare, Interi arrin marrëveshjen me zëvendësuesin e Handanovic…

Delo.autor

BEFASON MANCINI/ Fytyra të reja në kombëtaren italiane për Nations League

Isa.Autor

Leave a Comment