Gossip

LEI KRAJA “THYEN” KARANTINËN ME BIKINI/ Nga arratisjet në det tek hotelet ku ndalon për poza “hot” (FOTO)

Moderatorja e sportit, Lei Kraja, ka shijuar në maksimum karantinën, pasi shpesh ajo e ka thyer atë duke postuar foto me bikini nga arratisjet në breg të detit, te hotelet luksoze ku ka ndaluar për të pozuar me rroba banje.

Modelja Lei ka lindur dhe jetuar për shumë vite në Kaliforni, por rikthimi në Shqipëri i dha mundësinë të eksploronte një tjetër pasion të saj, pra gazetarinë sportive. Ajo prezanton në Digitalb, ndërkohë që është shumë e njohur edhe në rrjetet sociale, ku shpeshherë poston foto duke dhënë idenë se jeta e saj është një aventurë e bukur.

Lei mundohet të përfitojë nga koha e bukur me diell për të marrë sadopak rreze, duke postuar edhe fotot e momenteve të relaksit në “Instagram”. Ajo ndodhej në ambientet e një hoteli luksoz dhe në breg të detit, që do të thotë se karta e gazetarit i ka dhënë lirshmërinë ta shijojë natyrën dhe jetën edhe në ditë karantine.

Po si është jeta e saj jashtë ekranit?

Për marrëdhënien me futbollistë, si ndihet në botën e showbizz-it shqiptar, biznesin që ka në plan të hapë dhe cilën konsideron martesë të lumtur, Lei ka folur në një intervistë më 14 shkurt, dhënë për “Panorama Plus”.

Pyetjes se çfarë pret nga futbollistët me famë kur pozon seksi, ajo i përgjigjet: “Nuk pres asnjë pyetje. Me ata që komunikoj i kam thjesht shokë”.

Një martesë të lumtur mund ta kesh me një shqiptar tradicional, apo me një amerikan mendjehapur?

“Një martesë të lumtur mund ta kesh me një person që e do dhe të do, s’ka formulë tjetër”, shprehet ajo.

Po cilat janë 50 hijet e Lei Krajës? “Uf! Nuk kam 50, po shumë (qesh). Jam e mirë, e çiltër, funny, e kujdesshme dhe shumë besnike. Por, sigurisht që kam anën time negative. Më ngel hatri shumë shpejt, më ngelet mendja, jam lunatike, prekem, jam shumë kokëfortë, nuk mund bëj show fare. Nëse më bezdis diçka, më lexohet në fytyrë. Nëse nuk më pëlqen, të injoroj 100 për qind. Dhe atë gjë që e dua, e marr. Dhe lista vazhdon. Hahaha…, por jam shumë e sinqertë dhe realisht nuk di të jetoj me gënjeshtra”, shprehet ajo ndër të tjera.

E tani që është person publik, a ka marrë ndonjë ofertë të parezistueshme? “Në kaq kohë që kam qenë në këtë treg, kam pasur shumë oferta që i kam pranuar. Kështu, nëse do të kem më shumë se kaq, vërtet do isha mirënjohëse dhe shumë e lumtur. Njeriu nuk ngopet kurrë. Dhe kjo është e rrezikshme. Kështu, për momentin po jap maksimumin dhe po shijoj këtë që po bëj. Falënderoj Zotin për çdo gjë që kam”, shprehet gazetarja sportive.

/Panoramaplus.al

               

Related posts

REJA NUK E GRUMBULLOI NË KOMBËTARE/ Grezda publikon FOTO intime me Oriola Marashin në… ashensor

Delo.autor

PREFERUAN TA MBANIN SEKRET/ Eros Grezda konfirmon padashje lidhjen me Oriola Marashin (FOTO)

Delo.autor

LAJM I ËMBËL/ Granit Xhaka bëhet baba për herë të dytë. Ja emri që zgjodhën për të voglën e tyre…

Delo.autor

Leave a Comment