Futboll La Liga Sport

MERKATO E BUJSHME/ 4 lojtarë për Pogba, Real Madrid tenton sërish të josh “djajtë e kuq”

Kriza që ka sjell Covid-19 në botën e futbollit është shumë e madhe, aq sa ka prekur edhe klube me buxhet pa limit si Real Madrid. Nëse kjo pandemi nuk do të pushtonte botën, Paul Pogba në këtë periudhë do të ishte rrugës për në Madrid. Zërat e fundit flasin për një ngecje të francezit në “pallatin e ëndrrave” por me sa duket Reali dhe presidenti Perez nuk e kanë thënë ende fjalën e fundit. Në pamundësi për të investuar afro 100 milion euro kesh, presidenti i Real Madrid ka vendosur në dispozicion të Man.United jo pak por katër lojtarë.

Daily Mirror

Sipas “Daily Mirror”, Prez është i gatshëm të sakrifikoj Martin Odegaard, James Rodriguez, Brahim Diaz e Lucas Vazquez. Ndryshe nga Juventus, klubi tjetër i interesuar për Pogba, Reali mund të përmbush kërkesat e Pogbas për pagën e tij vjetore. “Gjeli” kërkon 20 milion euro por kjo shifër mbetet për tu negociuar edhe në Madrid, gjithnjë nëse Man.United pranon ofertën për ta shkëmbyer me katër lojtarët e propozuar nga Perez.

(BalkanWeb)

Related posts

PËSOI DËMTIM NË SUPERKUPËN E ANGLISË/ Leroy Sane prish planet e Bayernit, mund të operohet…

Delo.autor

E BUJSHME/ Stop Dekretit të Rritjes në Serinë A? Më shumë goditet… Inter

Delo.autor

Luftëtari jo i vetëm në Letoni, tifozët “përshkojnë” kilometra të tëra (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment