Futboll Sport

NGA CANA TEK ILDA BEJLERI/ Mesazhi i personazheve të famshëm: Këtë Ramazan do lutem nga shtëpia, mund të shpëtosh jetë (VIDEO)

Muaji i Ramazanit e i ka gjetur besimtarët myslimanë në një situatë të pazakontë për shkak të koronavirusit.

Për shkak të urdhrit për mbajtjen e distancës sociale dhe izolimit në shtëpi për të parandaluar, besimtarët po luten në shtëpitë e tyre dhe jo në xhami, siç kanë bërë vitet e kaluara.

Në një video disa personazhe të njohur shqiptarë kanë shpërndarë mesazh për të qëndruar në shtëpi për të mbrojtur mjekët, veten dhe të afërmit e tyre.

Mes tyre ishin Lorik Cana, Isida Mollaymeri, Ilda Bejleri të cilët bënë thirrje që Ramazani këtë herë të falet ndryshe, në shtëpi dhe pranë familjes.

Video është shpërndarë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një postim në Twitter ku shkruan: “Sot është e Premtja e parë e muajit të Ramazanit, por kësaj here falemi ndryshe, në shtëpi  , pranë familjes tonë sepse vetëm kështu mund të mbrojmë heronjtë tanë, ata të vijës së parë kundër virusit. Këtë bënë dhe besimtarët e tjerë para pak javësh! Vetëm duke u falur e lutur në shtëpi mbrojmë jetën!”

Related posts

CHAMPIONSI I SJELL FAT/ Olainka me realizim perfekt. Shikoni golin e shënuar për Slavian (VIDEO)

Delo.autor

PLAS TEK TOTTENHAM/ Klubi nxjerr bllof Mourinho-n për mosaktivizimin e mbrojtësit Alderweireld

Delo.autor

DRIBLIME FANTASTIKE NDAJ LOJTARËVE TË KOSOVËS/ Marcus Rashford e krahasojnë me… Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment