Futboll Premier League Sport

PËRGATITET PËR DITËN E JASHTËZAKONSHME/ Klopp: E dimë se çfarë duhet të bëjmë

Nuk ka rëndësi si. Nuk ka rëndësi se ku.

Jurgen Klopp do  të fitojë Premier League dhe është gati ta bëjë në çdo mënyrë.

Trajneri i Liverpool-it po përgatitet për rifillimin e kampionatit anglez me mundësinë për t’i luajtur ndeshjet jo vetëm me dyer të mbyllura, por edhe në fusha neutrale.

Me pak fjalë, Të Kuqtë po përgatiten të triumfojnë në kampionat pa mbështetjen e tifozëve të tyre të zjarrtë.

“Edhe nëse do të shpallemi kampionë në një stadium të boshatisur, me mesazhet, fjalët dhe lutjet e njerëzve që na duan dhe e duan Liverpool-in, do të jetë gjithsesi një ditë e jashtëzakonshme e jetës sime”, ka thënë Klopp për BeIn Sports.

“Nuk e di çfarë do të ndodhe se ku do  të ndodhë. Ne të gjithë shpresojmë që të ndodhë në Anfield, por nuk jemi të sigurt”.

“Ditën e kaluar kam dëgjuar një frazë në lidhje me faktin se Liverpool ka tifozët më të mirë në botë. Tani kemi nevojë për tifozët më të mirë që ta mbështesin Liverpool-in nga shtëpia”.

“Do të ketë një moment në jetën tonë për ta festuar titullin bashkë me ata. Kur kjo të ndodhë, do ta festojmë kampionatin në mënyrën e duhur”.

“Pjesa më e madhe e njerëzve në këtë planet nuk do ta ketë kurrë mundësinë të fitojë një Premier League. Ja pse ne duhet ta marrim këtë fitore”.

“E kemi këtë mundësi dhe duhet ta bëjmë. Nuk ka rëndësi nnë cilën fushë. Mund ta bëjmë dhe kaq. Tani jemi të lumtur që do të kthehemi të luajmë dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë”, ka përfunduar Klopp.

Related posts

MBAPPE “mbërrin” në SHBA/ “Time” e kurorëzon të ardhmen e futbollit (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Starton derbi mes Napolit dhe Juventusit. Ekipi i Ancelottit gati për të thyer “Zonjën e Vjetër”

Delo.autor

ALARM TOTAL TEK FRANCA/ Dy titullarë të tjerë të infektuar me “virusin e gamiles”

F.autor

Leave a Comment