Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PEZULLIMI I GJATË SJELL PASOJA/ Gjasula me 7 lojtarë të tjerë dëmtohen që në ndeshjet e para

Bundesliga u rikthye të luhet ditën e djeshme, pas një pezullimi më shumë se 2 muaj, duke u bërë kampionati i parë nga 5 kryesorët që rikthehet në fushë pas pezullimit për shkak të Koronavirusit.Gjasula

Kjo ndalesë e gjatë pritej të sillte edhe probleme te lojtarët, te cilët kanë pësuar dëmtime që në ndeshjen e parë. Janë dëmtuar plot 8 lojtarë ditën e djeshme, teksa një nga ta është edhe mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula.

Talenti amerikan i Dortmundit do të debutonte ditën e djeshme me klubin verdhezi, por pësoi një dëmtim gjatë nxehjes dhe nuk mundi të luajë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Torgan Hazard, i cili luajti dhe shënoi, ndërsa u zëvendësua pas problemeve të pësuara.klaus gjasula

Të dëmtuarit e tjerë janë, Todibo i Shalkes, Rudi i Hofeneim, Skjelbred i Herta Berlinit, Bebu i Hofenheim dhe Thuram i Gladbah. Gjasula pësoi një dëmtim që në pjesën e parë, teksa vendosi që në pjesën e dytë të mos luante.

Related posts

E mund edhe vendi i fundit, Hamburgu i Mavraj rrezikon seriozisht rënien nga kategoria

Q.Autor

Luftëtari-Laçi/ Vendasit ushtrojnë presion, Abazajn e ndal traversa

Sadik.Autor

KLUBI I LAZIOS SHQETËSOHET PËR STRAKOSHËN/ Shtyn afatin e rikthimit në fushën e blertë

Delo.autor

Leave a Comment