Futboll Seria A Sport

RRËFEN KARANTINËN NË MILANO/ Mesfushori Eriksen: Jam stërvitur në një bodrum, policia më ndaloi dhe…

Për Kristian Eriksenin karantina në Milani ka qenë disi e vuajtur. I bllokuar në një qytet krejtësisht të ri dhe me pak hapësirë për t’u stërvitur, danezi ka qenë i detyruar për të përdorur një bordrum për të mbajtur veten në formë. “Janë rreth 70 metra nga njëri skaj tek tjerti. Mund të vrapoja 35 metra, pastaj vinte një kthesë dhe në fund mund të bëja metrat e mbetur. Nuk prek një top me këmbë prej shtatë javës. Një herë më ndali një patrullë në Milano. Me italishten time të çalë mu desh të shpegohesha se çfarë po bëja dhe tregova dokumentet”.

Mesfushori danez ka nënvizuar sesa i ka munguar në këtë periudhë të bëjë atë që ai do më shumë: “Kjo është pauza më e gjatë pa futboll në jetën time. Më mungon shumë të prek një top. Të stërvitesha ka qenë e vështirë dhe shumë ndryshe nga zakonisht”.

Më pas u kthye te zgjedhja për të lënë Totenhemin dhe për t’iu bashkuar Interit. “Mu duk gjëja e duhur. Ishin shumë të dëshiruar për të më marrë dhe për një lojtar do të thotë shumë sesa një klub e do. E respektoj Totenhemin, por mundësia për të fituar me Interin është më e madhe”.

Related posts

KAÇE MAHNITET SHPEJTË ME ARSIN/ “SMS” dashurie për rivalët e përjetshëm të PAOK: Më duket sikur…

Delo.autor

Kosta Grillo u shpreh se është tifoz me Serbin/ Ja si reagojnë komentuesit…

Sadik.Autor

“RONALDO FANTASTIK”/ Ramsey: Kampionati është detyrim, sivjet duam me çdo kusht…

Delo.autor

Leave a Comment