Futboll Seria A Sport

THUMBON KAMPIONËT E ITALISË/ Materazzi: 5 maji më kujton rrugën drejt tripletës, natën që…

Më 5 maj të 2002-shit Interi i Hektor Kuperit humbi në mënyrë të hidhur 4-2 kundër Lacios në “Olimpico”, duke i dhuruar kështu titullin Juventusit. Zikaltrit vinin në javën e fundit si të parët e klasës dhe me një fitore kundër bardhekaltërve që nuk kishin më asgjë për t’i kërkuar kampionatit, do të ishin shpallur kampionë të Italisë.

Por, dopieta e Poborskit, goli i Simeones dhe i Simone Inzagit, dekretuan një nga dhimbjet që kujtohet më keq nga tifozët zikatër dhe një nga gëzimet më të mëdha të atyre bardhezi që festuan në fund fitoren e titullit.

DEBATI – Tetë vite pas atij episodi, Interi me në krye Zhoze Murinjon nisi të shkruante një nga faqet më të rëndësishme të historisë së klubit zikaltër. Më 5 maj 2010, në fakt, mposhti 1-0 Romën, falë golit të Diego Militos, në finalen e Kupës së Italisë duke regjistruar kështu trofeun e parë të “tripletës” së kompletuar me fitoren e titullit më 16 maj dhe Champions-in më 22 maj. Materaci ka qenë prezent në të dyja epokat dhe të shumtë kujtojnë lotët e tij gjatë fazave të fundit të humbjes kundër Lacios.Materaci

Me “hakmarrjen” në 2010-ën Materaci mund të shuajë episodin negativ dhe ka celebruar triumfin duke thumbuar ata që kujtojnë 2002- shin: “Kujtdo që ka takuar diskun e 5 majit 2002 i kujtoj vetëm 5 majin 2010: agimin e Tripletës sonë, natën që nuk ka përfunduar ende në makthin tuaj më të keq”.

Related posts

GAZETA BRITANIKE “THE GUARDIAN”/ Shpall lojtarin më të mirë për vitin 2018

Isa.Autor

Botërori i Rusisë/ Egjipti përgatitet për “debutim”!

Sadik.Autor

Vidal: Gjysma e dytë e vitit 2017, momenti më i keq i karrierës sime

Q.Autor

Leave a Comment