Futboll Sport

TRONDITËSE/ Koronavirusi, 41 të vdekur pas ndeshjes së madhe të Champions league

Ndeshja e kthimit të fazës së 1/16-ave për Ligën e Kampioneve Liverpul-Atletiko Madrid 2-4 ka shkaktuar vdekjen e 41 personave.

Ky është konkluzion që nxori Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Britaninë e Madhe pasi kreu një studim për takimin e 11 marsit ku spanjollët eliminuam në mënyrë befasuese kampionët në fuqi të Europës.

Megjithëse në Spanjë dhe disa vende të tjera të Europës ishin marrë masat që ndeshjet të zhvilloheshin pa tifozë, autoritetet angleze në Liverpul lejuan që takimi të luhej me tifozë. Ajo ndeshje është ndjekur nga 54 mijë veta, ku 3 mijë ishin tifozë të Atletiko Madridit.

Pas këti takimi, numri i personave të infektuar me koronavirus dhe i viktimave u rrit ndjeshëm në Liverpul.

Sot Anglia numëron rreth 36 mijë të vdekur nga COVID-19.
atalanta-valencia-milan-champions-league-coronavirus
Një tjetër takim që dyshohet se ka shkaktuar shumë viktima prej koronavirusit është Atalanta-Valencia 4-1, e luajtur në “San Siro” në 19 shkurt, takim i vlefshëm për Ligën e Kampioneve.

Related posts

Strakosha mund Donarummën dhe nderon Shqipërinë, renditet në listë me Mbappen

Isa.Autor

KËRKOHET NGA NAPOLI DHE TOTTENHAM/ Lojtari i “Los Blancos” mendon largimin, merr ofertë joshëse nga…

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Ja fitimet e çmendura të Ajaxit deri tani në Champions

Delo.autor

Leave a Comment