Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Bayerni “shtyp” edhe Leverkusenin, Paderborni i Gjasulës i merr pikë Leipzigut

Bayerni i Mynihut një “rul” që shtyp çdo kundërshtar që i del përpara në Bundesligë. Radha për të provuar forcën e bavarezëve e kishte Bayer Leverkuseni, që u gjunjëzua 2-4 në “BayArena”, ku hapi dhe mbylli serinë e golave, por mes finalizimeve u ndëshkua plot katër herë nga miqtë.

“Apirinat e nisën në mënyrën e duhur sfidën, teksa shënuan të parë në minutën e 10-të me Alarion. Në të 27-ën shënoi Coman, për t’ia lënë radhën po në pjesën e parë Goretzkas e ky i fundit Gnabry-t.

Goditjen përfundimtare Leverkuseni e mori në minutën e 66-të, kur listës së golashënuesve të Bayernit iu shtua “bomber” Lewandowski me një finalizim të bukur me kokë. Në fund të takimit “Aspirinat” u ngushëlluan me golin e talentit Wirtz, që vulosi rezultatin përfundimtar 2-4, shkruan Super Sport.

Paderborni i vendit të fundit i “bën gjëmën” Leipzigut, duke barazuar në minutat shtesë 1-1 në Red “Bull Arena”.

Vendësit shënuan që në minutën e 27-të me Patrick Schick, por pak minuta më vonë Upamecano u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u dhënë mundësi miqve të tentonin rezultatit pozitiv, që e morën në minutën e 92-të pas golit të shënuar nga Strohdiek.

Klaus Gjasula luajti titullar në radhët e Paderbornit, u ndëshkua me karton të verdhë si dhe u zëvendësua në minutën e 76-të.

Në ndeshjet e tjera Mainzi befasoi Eintracht Frankfurtin 0-2, ndërsa Dusseldorf-Hoffenheim përfundoi 2-2.

Related posts

MORATI ZBULON PRAPASKENËN/ I thashë “jo” Barit, kështu evitova… shpenzime

Isa.Autor

Yjet e Real tallen me Liverpool në “Anfield”, shikoni çfarë bëjnë…

Sadik.Autor

Hamilton pesimist në Montekarlo: Ferrari e Red Bull më të shpejtë

Sadik.Autor

Leave a Comment