Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Icardi rrit pagën dhe do 9-ën, sa pasoja për transferimin e vitit

Transferimi i vitit. Kështu ishte përcaktuar që në shtator kur iu bashkua PSG-së në huazim falas, me etiketën e bomberit të pamëshirshëm. Koncepti përforcohet akoma më shumë nëntë muaj më pas me huazimin e shndërruar në blerje përfundimtare, por me një skonto prej 20 milionësh (përjashto bonuset). Pra, blerja e Mauro Ikardit u konsiderua një operacion pozitiv nga mediat franceze, unanimë edhe në elozhet për drejtorin sportiv Leonardo.

IKARDI 1

Ndërkohë, ishkapiteni i Interit po shpreson të rikuperojë numrin 9 (sot i Kavanit) dhe ka siguruar një rritje të rëndësishme të pagës, në 12 milionë euro bruto në sezon: nga 800 mijë euro bruto në muaj, në 1 milion. Prandaj, zyrtarizimi u shty me 24 orë, në ditën e fundit në dispozicion për shlyerjen që ishte fiksuar në 70 milionë euro verën e kaluar. Interi në krahun tjetër u mbrojt me një klauzolë anti-Juve (ose antiSeria A): shumës do i shtoheshin edhe 15 milionë të tjerë nëse gjatë 4 viteve të ardhshme Ikardi do të shitej në Itali.

EFEKTET – Ikardi te PSG mund të jetë lëvizja e parë nga e cila mund të dalin shumë konkluzione mbi ecurinë që pritet të ketë merkatoja botërore e futbollit. Së pari qëndron pikërisht vlera që parisienët shpenzuan për argjentinasin: 17% më pak se 70 milionët e fiksuar 2 shtatorin e kaluar. Një përqindje që mund të konsiderohet si pikënisje për atë që i pret klubet në merkaton e kësaj vere. Pavarësisht se kërkoi ulje, PSG pagoi në çdo rast një shifër jo të vogël, pa iu dridhur duart.

IKARDII

Kjo tregon (e këtu jemi te pika e dytë) forcën e presidentit Al-Khelaifi, në momente kur edhe klube si Reali i Madridit po shikojnë me kujdes lëvizjet e radhës për arsye normalisht ekonomike. Operacioni i Ikardit, së treti, është komplet i pavarur nga largimi i mundshëm i Lautaros: shitja e Mauros e lë Interin në një pozicion të favorshëm në negociatat me Barcelonën, të cilëve zikaltrit u kanë komunikuar se në këtë rast kuota (111 milionët e klauzolës) duhet paguar e plotë: shifër kjo që duket e tepërt në situatën aktuale.

Të mos harrojmë që me Ikardin, PSG tani plotëson edhe “tredhëmbëshin” me Mbapenë e Nejmarin: në këtë rast, Edinson Kavani mund të cilësohet si i tepërt; rrjedhimisht (si pikë e katërt) uruguaiani momentalisht mund të konsiderohet lojtar i lirë (nuk ka firmosur ende rinovimin e kontratës që skadon këtë muaj) dhe mund të përfundojë edhe tek Interi. Së fundmi lëvizja mund të konsiderohet edhe një “bllokadë” kundër Juves: administratori zikaltër Xhuzepe Marota është kujdesur që nëse Ikardi rikthehet në Itali, PSG do duhet të paguajë 15 milionë euro të tjera. Një lëvizje mund të nënkuptojë shumë gjëra.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet zyrtare Arabia Saudite-Rusi

Sadik.Autor

Fiorentinës i anuluan penallti pak para se të gjuhej, ja çfarë thotë Allegri

Q.Autor

E PAZAKONTË/ Për herë të parë në një Europian, në Holandë-Çeki do të jetë…

Delo.autor

Leave a Comment