Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ “Çmendet” Manchester United, ëndrra kushton 130 milionë euro (EMRI)

Borussia Dortmund nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje për Jadon Sancho.

Sipas BILD, 20-vjeçari është një nga lojtarët më të çmuar në botën e futbollit.

Manchester United është mes klubeve që ëndërron ta ketë në ekip anglezin për sezonin e ardhshëm dhe Dortmund do ta lërë të transferohet te Djajtë e Kuq për të paktën 117 milionë sterlina, rreth 130 milionë euro.

Sancho, nga ana e tij, ka dëshirë të kthehet në Angli tre vite pas transferimit nga Manchester City te verdhezinjtë.

United kryeson garën, por duhet të mposhtë konkurrencën e Real Madrid, Liverpool dhe City për të siguruar shërbimet e Sancho-s. Gjithsesi, Djajtë nuk do të marrin asnjë pa mësuar nëse do të luajnë ose jo në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Related posts

CR7, KU KE HUMBUR? Asnjëherë kaq keq që nga viti 2009

Delo.autor

CAGLIARI-JUVENTUS/ Allegri pothuajse ka siguruar titullin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Portugali-Azerbajxhan. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment