Futboll Shqipëri Sport

E PAPRITUR/ U eliminua nga Kupa, futbollisti i Shqipërisë godet me grusht në kokë kundërshtarin pas ndeshjes

Futbollisti i Shqipërisë dhe Osijekut Eros Grezda rrezikon të dënohet rëndë për shkak se akuzohet se ka goditur me grusht në kokë sulmuesin kundërshtar të Rijekës Antonio Colak pas përfundimit të gjysmëfinales së Kupës së Kroacisë ditën e djesheme, ku Osijek u eliminua me rezultatin 3-2.

Sipas mediave kroate, lojtarët e Osijekut janë revoltuar me gjykimin e arbitrit kryesor dhe penalltia e fituar nga vendasit në minutën e 74-t i ka ndezur më tepër gjakrat teksa stafi teknik dhe lojtarët e Osijekut janë përplasur me gjytarin kryesor.

Por, Grezda nuk e ka përmbajtur dot veten pas ndeshjes. Sipas delegatit të takimit Ivan Smokroviç, anësori shqiptar ka ndalur sulmuesin rival Antonio Çolak dhe e ka goditur me grusht në parkingun e stadiumit.

Nëse verifikohet proçesverbali i ndeshjes, Grezda rrezikon të penalizohet rëndë nga Federata Kroate e Futbollit.

Related posts

Kritikoi ASHPËR MESSIN/ Vjen kundërpërgjigjja: MARADONA është një INJORANT

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Po bëhet virale, shikoni si shtylla i mohoi Messit golin e parë me PSG-në (VIDEO)

Delo.autor

HUMBI JETËN NË FUSHË/ Dalin pamjet e momentit tragjik të futbollistit shqiptar në Greqi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment