Futboll Seria A Sport

E TRISHTË/ Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta legjenda e Milanit

Futbolli italian në zi! Legjenda Pierino Prati, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, duke humbur betejën me sëmundjen, që e kishte mbërthyer prej kohësh.

Prati Milan legjende

Prati ka pasur një karrierë të shkëlqyer si futbollist, teksa në Itali fitoi gjithçka, titull e Kupë, ndërkohë që me Milanin ngriti edhe European Cup (Champions League sot), Kupën Interkontinentale dhe dy herë Kupën UEFA. Në vitin 1968 ishte pjesë e Italisë, ku fitoi edhe Europianin, ndërkohë që dy vite më pas shkoi edhe në Botërorin e Meksikës.

Prati Milan

Gjatë karrierës së tij, ish-sulmuesi kuqezi shënoi 100 gola në 232 ndeshje të Serie A. Në sezonin 1967/68 ai doli golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, me 15 gola. Në lidhje me këtë ngjarje të trishtë ka reaguar edhe klubi i Milanit duke shkruar:

“Një gjigant i historisë sonë ka mbyllur sytë. Nga Bernabeu në Bombonera: Piero Prati u ka dhënë prestigj ngjyrave kuqezinjve në të gjithë botën. Mirupafshim Piero!

Mirupafshim me një legjendë të vërtetë kuqezi. Ju ishit një dritë e ndritshme për të gjithë ne dhe një humbje e shtrenjtë! Pusho në paqe Piero”, ka shkruar klubi i Milanit në faqen zyrtare në Twitter.

Related posts

TËRBOHET ABRAMOVIC/ CHELSEA i tregon çmimin REALIT për yllin e skuadrës

Isa.Autor

Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen midis Atletico Madrid dhe Sporting Lisbonës

Sadik.Autor

E BUJSHME ÇËSHTJA “KEPA”/ Mourinho: Është një situatë që më trishton, sepse…

Delo.autor

Leave a Comment