Futboll Seria A Sport

EMOCIONON ME LAMTUMIRËN E TIJ/ Pjanic: Fanella e Juventus si lëkurë e dytë!

Miralem Pjanic u largua zyrtarisht nga skuadra e Juventusit dhe do të nisë karrierën te Barcelona. Mesfushori boshnjak shkruajti një mesazh të gjatë lamtumirë në lidhje me largimin e tij në Barcelonë.

“erdha para katër vitesh dhe u mundova të fitoja gjithçka. Sepse gjërat që nuk imagjinohen, një lojtar i Juventusit duhet t’i provojë. Kanë qenë katër vite me intensitet, kam fituar eksperiencë nga profesionistë të mëdhenj, përkrah shokëve të vërtetë me të cilët kam ndarë fitore, rekorde, por dhe humbje të vështira.

“Këto vite jam maturuar si burrë dhe si baba. Ky është qyteti që Edin u rrit, u bë një fans i madh i skuadrës, dhe familja ime krijoi kujtime shumë të mira.

“Nuk mendoj se mund të falenderoj mjaftueshëm, por faleminderit familja Agnelli, faleminderit të gjithë shokëve që kam ndarë këtë udhëtim, falenderim për të gjithë punonjësit dhe stafin që më kanë ndihmuar të rritem, një falenderim për fansat që e bënin çdo ditë speciale.

“Nëse veshë këtë fanellë si lëkurë të dytë, gjithmonë do të japësh gjithçka për fanellë. Nuk kemi shumë kohë për të humbur, pasi duhet të fitojmë në fund të sezonit”, – shkruan ai ndër të tjera.

Related posts

GJYSMA E EUROPËS NDJEK TALENTIN E LILLE/ Agjenti: Vetëm në Serie A nuk shkon, ja motivi!

Delo.autor

U INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Ndërron jetë babai i trajnerit të klubit anglez…

Delo.autor

Zyrtare: Blerja e re e Barcelonës e zgjedh numrin e fanellës

Q.Autor

Leave a Comment