Futboll Sport

“FALEMINDERIT SHQIPËRI”/ De Biasi: Përjetova emocionet më të bukura sportive të jetës time

Gianni De Biasi do të mbahet mend gjatë nga tifozët kuqezi në mbarë trojet shqiptare.

Italiani u bë i pari trajner që e dërgoi Kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian ‘Euro2016’.

Mirëpo, pas 6 viteve në krye të stolit të Shqipërisë,  në  14 qershor të viit 2017, De Biasi vendosi të jap dorëheqjen nga dretimi i kombëtares sonë. Një largim që nuk qe i lehtë për trajnerin Italian, i cili sot ka vendosur të kujtojë pikërisht atë moment.

De Biasi e konsideron momentin e vendosjes së dhënies së dorëheqjes si çastin më të vështirë të karrierës së tij.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook”, De Biasi  bën të ditur se arsyeja e dhënies së dorëheqjes para përfundimit të eliminatoreve të Kupës së Botës “Rusi 2018”, ishte sepse dëshironte ti jepte kohë të mjaftueshme pasardhësit të tij, Cristian Panucci të njihej me lojtarët.

“Tre vite më parë vendosa të largohesha nga kombëtarja e Shqipërisë, një moment i vështirë dhe i trishtë për mua!!! Synimi ishte të lejoja ata që do të më zëvendësonin mua të kishin kohë të mjaftueshme për të njohur lojtarët. Më ka kushtuar shumë, por si çdo gjë në jetë, ka gjithmonë një fillim dhe një fund, një histori e bukur duhet të ketë një fund. Faleminderit Shqipëri, faleminderit presidenti Duka, faleminderit të gjithë djemve protagonistë që mundësua rrugën drejt ëndrrës sonë! Faleminderit që më lejuat të përjetoj emocionet më të bukura sportive të jetës time!”, shkruan italiani Gianni De Biasi.

Related posts

BAYERN MUNICH U STEP/ Dy kushtet e Chelseas që frenuan marrëveshjen

Delo.autor

SFIDA NDAJ MURA-S PËR CONFERENCE LEAGUE/ Conte: Kam ndjesi të mira dhe besim te grup

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Mamaja e Rabiot sulmon familjet e Pogba dhe Mbappe, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment